Qendërmbrojtësi Arlind Ajeti

Ndryshime në listën e Kombëtares, Sylvinho humb mbrojtësin para ndeshjeve të rëndësishme

13 Nëntor 2023, 12:29| Përditesimi: 13 Nëntor 2023, 12:31

  • Share

Kombëtarja shqiptare ka humbur mbrojtësin Arlind Ajeti për dy ndeshjet e fundit kualifikuese në Europian, kundër Moldavisë në transfertë me 17 nëntor dhe kundër Ishujve Faroe në Air Albania më 20 nëntor.

Ai është dëmtuar në ndeshjen e luajtur dje në Rumani me ekipin e CFR Cluj, ndërsa vendin e tij do ta marrë Jon Mersinaj. Ky i fundit aktivizohet në Kroaci me ekipin e Lokomotivo Zagreb.

Për shkak dëmtimi Sylvinho nuk ka thirrur as mbrojtësin Enea Mihaj, ndërsa ndonëse u rikuperua dhe luajti disa minuta kundër Chelsea-s, jashtë është lënë edhe Armando Broja. Ky i fundit vjen pas një kalvari të gjatë dëmtimesh.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?