Ndryshime në Polici! Ikën edhe kryepolici i Tiranës, ja kush pritet t'i zërë vendin

10 Mars 2019, 08:09| Përditesimi: 10 Mars 2019, 11:15

  • Share

Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur shkarkimin e 12 drejtuesve të policisë në qarqe, dhe zëvendësimin e tyre me drejtues të tjerë. Në mëngjesin e djeshëm Kastriot Skenderaj, drejtori i policisë së Tiranës është njohur me urdhërin e kryepolicit Veliu për largimin nga detyra dhe sipas burimeve të “Shqiptarja.com” pritet që postin e Skënderaj ta zeri Edmond Rizaj.

Ky i fundit është një drejtues karriere në polici dhe mësohet se Veliu i ka besuar drejtorinë e kryeqytetit. Kastriot Skënderaj ishte emëruar në kryje të Policisë Tiranë, në muajin shkurt të 2018-së. Një vit më pas ai është shkarkuar nga detyra.

Motivet që çuan në shkarkimin e Drejtorit të Policisë Tiranë ende nuk dihen. Ndërkohë po dje Ardi Veliu ka firmosur dy shkarkime brenda pak orëve. Fillimisht u largua nga detyra Gentjan Shehaj, Drejtor i Policisë Vlorë dhe pak orë më vonë edhe Drejtori i Policisë Tiranë, dhe ai i Fierit e Beratit. Gentjan Shehaj ishte emëruar në krye të Policisë së Vlorës në muajin prill të vitit 2017, por dje është firmosur urdhri i transferimit nga detyra. Në vendin e Shehajt është emëruar Artion Duka. Ai ka qenë, shef i komisariatit nr.2 në Tiranë, drejtor i Forcës së Posaçme operacionale dhe së fundmi drejtor i Policisë Berat, ndërsa tashmë është emëruar në qarkun e Vlorës. Duka është emër i njohur pasi në kohën e Tahirit u hetua për pajisjen përgjuese “IMSI Catcher”.

Edhe drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi, pas dy vitesh në këtë post u transferua nga detyra, duke u komanduar nëndrejtor për Rendin në Policinë e qytetit të Elbasanit. Drejtimin e Policisë së Fierit e merr, Andon Duka, i cili mbante postin e zv.drejtorit të policisë në këtë qark. 

“Shqiptarja.com” mëson se në Durrës ministri Lleshaj ka planifikuar për drejtor qarku Ilia Nasi.Si rezultat i këtyre ndyshimeve jo më larg se dymuaj Lleshaj bëri një lëvizje surprizë duke emëruar në krye të Drejtorisë së Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar Tonin Vocaj dhe larguar të besuarin e Fatmir Xhafaj, Eduard Merkaj. Ndërkohë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka vijuar me lëvizjet e drejtuesve pas marrjes së detyrës. Ditën e djeshme, Lleshaj ka firmosur emërimin e drejtuesit të ri të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA). Në vendin e Anila Trimit që u emërua nga Fatmir Xhafaj kur ishte në postin e ministrit, do të jetë Muhamet Rrumbullaku, një drejtues me eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit, që rikthehet në post drejtuesi. Muhamet Rrumbullaku ka qenë Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike 2009-2013, ndërsa më parë ka qenë Drejtor i Policisë së Tiranës dhe në disa qarqe. Pas reformës me ndryshimin e pushtetit në vendin 2013 u largua, por gjashtë vite më pas është rikthyer sërish.

Ndërkohë që ky është rikthimi i dytë që bën Lleshaj, pas atij të Tonin Vocajt pak ditë më parë në krye të drejtorisë së Departamentit të Policisë Kriminale, i cili ishte larguar po në vitin 2013. Tonin Vocaj është një emër i njohur në polici, pasi në shkurt të 2013-së u publikuan foto të tij me Arben Frrokun, personin që vrau kryekomisarin Dritan Lamaj. Në atë foto Tonin Vocaj bashkë me Agron Kuliçin ishin duke drekuar me Arben Frrokun dhe pas vrasjes së Dritan Lamajt, ishin pikërisht Vocaj dhe Kuliçi që po hetonin këtë ngjarje.Publikimi i fotove bëri që Tonin Vocaj të jepte dorëheqjen nga grupi i hetimit për atë vrasje.

Në 2013 ai u largua nga posti i drejtorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme duke u emëruar në detyrën Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP, ndërkohë që dje është emëruar Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale. Tonin Vocaj ka mbajtur një sërë detyrash në Polici dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj duket se ka vendosur ti besojë përsëri një post të rëndësishëm. Ndërkohë i larguari Eduart Merkaj është emëruar Drejtor i Kufirit dhe Emigracionit. Merkaj zëvendësoi në këtë detyrë Aida Hajnajn, e cila mbante këtë pozicion dhe njëkohësisht dhe zv/drejtoreshë e përgjithshme e Policisë.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hinglateri: 10/03/2019 20:14

    Lesh arapi hiq Lenen dhe ver Prenen

    Përgjigju
  • albanbistan: 10/03/2019 14:28

    hiqini keta tkurruptuem e te paafte , policet shqiptare sksushtojne as dhe nje shishe coca-cola

    Përgjigju
  • Aaaaa: 10/03/2019 13:54

    Leshi lesh e boni

    Përgjigju
  • Orli: 10/03/2019 13:12

    Edmond rizaj eshte i afte vetem per te sajuar,kriminel e kontrabandist droge si deshmitare te rreme duke i bere te “penduar” kush po e instrukton kaq keq ministrin Lleshaj?!

    Përgjigju
  • Eni: 10/03/2019 12:20

    Turp i madh po kthen gjith ekstremin e pd dhe kan len menjan gjith specialistet e vertet te policis qe kan len shpirtin per kte shtet.ILIA NASI DHE KY EDMOND RIZAJ JAN THJESHT MILITANT PARTIJE DHE NE KTE RAST CUDIA ESH SE JAN MILITANT TE PD DHE PROMOVOHEN NGA LLESHI I PS ASNJERI NGA TE DY SESH PROFESIONIST NDRYSHE NGA VOCAJ DHE RRUMBULLAKU QE TE PAKTEN JAN PROFESIONIST.TURP I MADH PER KET LLESHIN DHE AKOMA ME TURP PER RAMEN

    Përgjigju
  • ari: 10/03/2019 10:06

    Nese kerkojme qe te futemi ne familjen BE, duhet te shikojme para dhe te mos shikojme emrat e profesionisteve te policise se eshte i ketij apo i atij, mbi te gjitha te jene me grip dhe jo me kancer, se shume punonjes policie sot jane te infektuar nga cannabisi. Vetem uroj qe te jeten te vemendeshem ne perzgjedhjen e njerzve profesionist, se ky eshte hapi fundit ne kete fushe profesionesh. Uroj qe keto profesionist te shikojne vetem profesionin dhe jo plitiken e vendit, se do ikim vetem pas pastaj. Urime dhe vetem urime per te miren e ketij vendi.

    Përgjigju
  • Vlora19: 10/03/2019 08:53

    Po ky ca ben ky gjith PD po e kthen ne pune... O Minister je ne vete apo sje ti ???? Ca i ke keta pdista qe kthen ne pune ore

    Përgjigju
    • Vlonjat: 10/03/2019 12:16

      Po pse ata të PD nuk janë Shqiptarë? LAT nam o njerëz, thuaj të jenë njerëz pune po, dhe mos shikoni më i PD e i PS se po lëm namin nëpër botë kemi 30 vjet për turp.

    • Ilir: 10/03/2019 10:06

      Ilia Nasi.kur ishte ne Sarande kish shofer nje bos droge nga Mamurasi Tani eshte ne Kerkim pjese e grupit TEZJA

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?