Altin Qato

Kronikë

Ndryshime në Polici/ Largohet Altin Qato, ja kush e zëvendëson në krye të Policisë Rrugore (EMRI)

8 Tetor, 18:20| Përditesimi: 8 Tetor, 20:19

  • Share

Altin Qato, i cili mban postin e drejtorit të Policisë Rrugore prej 4 vitesh, pritet të largohet nga detyra.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i Report Tv, Sokol Dema, i cili ka mësuar se ndryshimet në Policinë e Shtetit pritet të zyrtarizohen në vijim.

Sipas të njëjtave informacione, Qato do të zëvendësohet nga Perlat Vatoci, i cili së fundmi ka mbajtur postin e Këshilltarit i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Vatoci më herët ka qenë drejtor në Drejtoritë e Policisë Kukës dhe Gjirokastër.

1759940513_perlatvatocin.jpg

(Në foto: Perlat Vatoci)

Po ashtu, Arbër Zemani nga Shef i Sektorit të Narkotikëve në DVP Tiranë është emëruar Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkoder.

Adrit Elmazi nga Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkodër u emërua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si Specialist te Drejtoria Strategjike.

(Në foto: Arbër Zemani)

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mbrojtja për kreun e SPAK zgjatet deri në 3 vite pas mbylljes së mandatit, si ju duket?