Lëvizje shefash në disa komisariate në vend në Policinë e Shtetit. Mësohet se në Kavajë është emëruar Gazmend Dermozi, i cili zëvendëson në këtë detyrë Emiljano Pashajn, që merr detyrën e specialistit për narkotikët në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Në komisariatin e Lezhës është emëruar Behar Caka, i cili më parë drejtonte komisariatin e Mirditës. Ndërkohë, në Mirditë është vendosur shef komisariati Paulin Çupi, që mbante postin e Shefit Sektorit për Krimet në Drejtorinë e Policisë së Shtetit. Artur Heba është larguar nga drejtimi i komisariatit të Lezhës.
Në Kurbin ka shkuar Dritan Meta dhe është larguar Përparim Allmuca. Ndryshim ka pasur edhe në komisariatin e Kukësit ku është emëruar Julian Qyta, më herët specialist në Drejtori të Përgjithshme.
Këto janë ndryshimet e katërta që bëhen në vetëm 6 muaj në detyrë të kreut të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Kryepolici, ndryshimet e para i bëri në 16 dhjetor, 100 ditë pas marrjes së emërimit, duke ndryshur jo pak por 25 vende, pjesa më e madhe në nivel drejtuesish qarqesh, me pretendimin e dhënies së një tjetër frymëmarrje bluve. Por, Rrumbullaku nuk u mjaftua me ndryshimet e para, teksa në 23 janar u firmosën ndryshime në nivel komisariatesh. Ato pak drejtori vendore që ngelën të paprekura në fillim kryepolici vendosi t'i ndryshojë në datën 7 mars.
/ZISI/,nje pjese e zyrtareve te policise,si sherifet zgjidhen nga populli ne zgjedhjet lokale,nuk caktohen te gjithe nga majoret.Do te ishte nje dite shume e madhe sikur dhe Shqiperia t'i perzgjidhte me vote nje pjese te zyrtareve te rendit e ligjit.
PërgjigjuLevizjet ne kuadrin policor ndjekin devizen partiake. Pra aty ku gjasat jane per palen e opozites, Rama kukdeset te kete ne kontroll te plote krahun policor per cdo skenar.
Përgjigjuo ha..zis pse si thu ti qe kur je ne qeveri duhet me mar ne pune te besuarit e kundershtarit? o ziso ne amerike kryebashkjaku zgjedh kryepolicin dhe ja shkul veshin sa here qe ka probleme por atje jan 52 shtete qe bejn USA-n dhe ka zona qe kur nuk i pelqen kryepolici i con nje email dhe nuk e pret ne zyre sipas teje po te ishe ti km ke do vije kryepolic te qytetit? komshiun qe te vret pulat e te shan me liber shpije apo ....? o ziso