Lorenc Shehut i ka përfunduar periudha e qëndrimit në krye të Policisë së Tiranës, pasi ishte i komanduar në atë post.
Për shkak të përfundimit të mandatit, në krye të Rrugores së kryeqytetit pritet të komandohet Neritan Buzi, thonë burimet për Shqiptarja.com.
Ky i fundit është shef i qarkullimit në Himarë dhe pritet të komandohet në Tiranë.
Megjithatë, nuk ka ende një vendim zyrtar për komandimin e tij.
Sidoqoftë, qëndrimi i tij në krye të Rrugores së Tiranës do të jetë i përkohshëm për shkak se është i komanduar.
Kujtojmë se me rregullat e reja të Policisë së Shtetit, drejtuesi i Rrugores së kryeqytetit duhet të zgjidhet përmes konkursit.
Lorenc Shehu, të cilit i përfundoi afati në krye të Rrugores Tiranë, u komandua në këtë detyrë pas arrestimit të Roven Zekës, nën dyshimet për korrupsion.
Komente
