Një sërë ndryshimesh janë bërë në Presidencë! Me anë të një noftimi Presidenca thotë se ka dhënë dorëheqjen Bahri Shaqiri, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare dhe në vend të tij do të emërohet Këshilltari Diplomatik Spiro Koçi.
Nga posti i drejtuesit të kabinetit të presidencës është larguar Arben Cici për tu zëvendësuar nga ish-ministri Panariti.
Arben Cici tanimë është emëruar Këshilltar Diplomatik.
Njoftimi i presidencës:
Presidenti, Ilir Meta ka pranuar sot dorëheqjen e z.Bahri Shaqiri nga detyra e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, për shkak të angazhimeve të tij në të ardhmen, që nuk përputhen me këtë detyrë tepër të rëndësishme.
Presidenti Meta, ka emëruar Këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, z.Spiro Koçi, i cili deri sot ka ushtruar detyrën e Këshilltarit Diplomatik të Kreut të Shtetit.
Presidenti Meta ka emëruar Këshilltar Diplomatik, z.Arben Cici, i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Kabinetit.
Për shkak të forcimit të prioriteteve të reja të Institucionit të Presidentit të Republikës, me qëllim përballimin me sukses të sfidave, që parashtron koha, në funksion të interesit më të mirë qytetar dhe kombëtar, siç janë:
- Sfidat e pandemisë COVID-19 dhe shëndetit publik,
- Sfidat me të cilat përballet faktori shqiptar;
- Shpopullimi i vendit,
- Sfidat në Arsim,
- Sfidat në Mjedis,
Kreu i Shtetit, ka emëruar sot në detyrën tepër të rëndësishme të Drejtorit të Kabinetit, Prof.Dr. Edmond Panariti.
Lajmi kryesor:
Nga Këshilltari për Çështjet e Sigurisë Kombëtare te ai Diplomatik, emërime të reja në Presidencë! Panariti largohet nga LSI dhe merr postin e shefit të kabinetit
//ReportTv.al