Ndryshime në qeveri, Artemis Malo emërohet zëvendësministre për Europën dhe Punët e Jashtme

9 Shkurt 2022, 16:40| Përditesimi: 9 Shkurt 2022, 23:43

  • Share

TIRANË- Artemis Malo është emëruar zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Malo është një rikthim në këtë post, pasi ajo e ka mbajtur postin e zv.ministres së Jashtme në dy vitet e para të mandatit të dytë të qeverisë Rama. Më pas në vitin 2019, Malo u bë deputete e qarkut të Gjirokastrës duke zëvendësuar Flamur Golemin pasi ky i fundit kandidoi në zgjedhjet lokalet të 30 qershorit për bashkinë e Gjirokastrës.

Vendimi

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Artemis Malo emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Vendimi

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tubi: 03/05/2022 17:07

    Pashe perendine din kush te me thote sa zvministra ka kjo qeveri, se ketu cdo dite emerohet nga nje i ri,paska qene thes pa fund.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?