Enkelejda Muçaj

Politikë

Ndryshime në qeveri, ish-Avokatja e Shtetit emërohet zëvendësministre e Energjisë

20 Tetor 2021, 18:40| Përditesimi: 20 Tetor 2021, 18:44

  • Share

Enkelejda Muçaj, ish-Avokatja e Shtetit, është emëruar sot me vendim të Këshillit të Ministrave, si zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Muçaj, deri në qershor të këtij viti, ka mbajtur postin e Avokates së Shtetit. Ajo ka qenë gjithashtu Këshilltare Ligjore e Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sporteve.

Ky ndryshim në qeveri pason ndryshimet e ndodhura një javë më parë po në radhët e zv.ministrave. Më 13 tetor, me vendim të Këshillit të Ministrave, në kabinetin e Ministrisë së Turizmit, u shtua zëvendësministrja e re Vilma Bello.

Nga ana tjetër, te Ministria e Bujqësisë dhe zhvillimi rural u emërua zëvendësministër Enio Civici. Lëvizje pati edhe te ministria e Shëndetësisë ku u lirua nga detyra zëvendësministrja Bardhylka Kospiri dhe në vend të saj u emërua Denada Seferi.

Vendimi i plotë:

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Enkelejda Muçaj emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?