Besart Kadia dhe Endrit Yzeiraj

Ndryshime në qeveri, Kadia lirohet nga 'Financat'! Kalon në Ministrinë e Jashtme

8 Mars 2023, 17:28| Përditesimi: 8 Mars 2023, 18:43

  • Share

TIRANË- Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Besart Kadia, është liruar nga detyra. Ai ka marrë një tjetër post në ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në vendimet e qeverisë të publikuara këtë të mërkurë, Kadia, njoftohet se do të mbajë postin e zëvendëministrit në Ministrinë e Jashtme.

Nga ana tjetër me vendim të qeverisë në vend të Kadias në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë u emërua Endrit Yzeiraj.

Besart Kadia u emërua si zv.ministër i Financave në 11 nëntor 2020. Kadia është pedagog dhe njëherësh njohës i mirë i ekonomisë, që tashmë do të ketë një rol të rëndësishëm edhe në menaxhimin e financave publike. Mirëpo,  më herët Kadia ishte pjesë e partisë demokratike. Besat Kadia u prezantua nga Lulzim Basha si një nga prurjet e reja në Partinë Demokratike.

E ndërsa Endrit Yzeiraj ka një diplomë Bachelor në Ekonomi dhe Shkenca Politike nga Grand Valley State University, SHBA dhe një diplomë Masteri në Ekonomi nga Universiteti i Warwick, Britani e Madhe. Nga viti 2011 ai punoi në Departamentin e Kërkimeve të Bankës së Shqipërisë duke u specializuar në analiza statistikore në lidhje me çështjet me të cilat përballet ekonomia shqiptare.  

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • MINUSHE: 09/03/2023 10:00

    emerimet te gjitha me Mik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?