Vilma Bello dhe Almira Xhembulla

Ndryshime në qeveri, shkarkohen nga detyra dy zëvendësministret e Turizmit Vilma Bello dhe Almira Xhembulla

18 Shtator, 18:42| Përditesimi: 18 Shtator, 19:24

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra ditën e sotme, dy zv/ministret e Turizmit Vilma Bello dhe Almira Xhembulla.

Në vend të tyre janë emëruar Ilva Gjuzi zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit dhe Sofjan Jaupaj. Jaupaj mbante më herët detyrën, "Drejtor për Çështjet Ekonomike dhe Shërbimet Mbështetëse te Ministria e Turizmit", ndërsa Gjuzi është zgjedhur nënkryetare e Asamblesë Socialiste.

Ndryshime janë bërë edhe në Ministrinë e  Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku është larguar nga posti i zv.ministrit të këtij dikasteri Endrit Yzeiraj, i cili është emëruar si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në vend të tij për postin e Zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është emëruar Blerta Rama. Ndërkohë, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme është emëruar edhe Silda Çepe (Anagnosti).

Dy emërimet e reja në Ministrinë e Jashtme zëvendësojnë Besar Kadinë dhe Artemis Malon të cilët janë emëruar më herët ambasadorë njëri në Azerbajxhan dhe tjetra në Kanada.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 18 shtator 2024: 


*V E N D I M  PËR EMËRIM NË DETYRË. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Znj. Blerta Rama emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

*V E N D I M PËR LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. V E N D O S I:
Z. Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

* V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Znj. Ilva Gjuzi emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

*V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Znj. Silda Çepe emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
*
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave, V E N D O S I: Z. Sofjan Jaupaj emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?