Armend Mehaj

Ndryshime në qeverinë e Albin Kurtit, jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj! E zëvendëson koloneli i FSK-së

8 Gusht 2023, 09:54| Përditesimi: 8 Gusht 2023, 13:06

  • Share

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka dhënë dorëheqjen dhe në këtë detyrë do të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci. Këtë të martë, Kurti ka pranuar dorëheqjen e tij, ku ka publikuar edhe vendimin e firmosur.

Kurti shkroi se dorëheqja ka ardhur për arsye familjare. Të njëjtën gjë ka konfirmuar edhe vetë Mehaj. 

“Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare. Ministrin Mehaj e falënderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës“Ministrit Maqedonci i uroj punë të mbarë në avancimin e mbrojtjes dhe sigurisë, në zhvillimin dhe ndërtimin e ushtrisë sonë.”, shkruan në facebook Kurti.

“Sot, Kryeministri Albin Kurti më ka liruar nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës! Kjo kërkesë prej anës sime, ka ardhur për arsye familjare, për të cilat e kam njoftuar Kryeministrin Kurti, me kohë që më parë.” ka shkruar Mehaj.

Mehaj përmendi disa prej arritjeve që tha se janë realizuar gjatë mandatit të tij në krye të Ministrisë së Mbrojtjes. Ai tha se gjatë mandatit të tij kanë ndodhur disa arritje, sikurse dyfishimi i buxhetit për këtë dikaster nga 64 milionë në 123 milionë, rekrutimi i mbi 1.800 ushtarëve të rinj, dërgimi i ushtarëve dhe oficerëve në trajnime dhe shkollime në akademi ushtarake në SHBA, Mbretëri të Bashkuar, Gjermani, Turqi e vende të tjera.

Mehaj si arritje përmendi edhe pjesëmarrjen e Kosovës në ushtrimet e NATO-s, “Defender Europe 2021”.

“Për herë të parë në historinë e FSK-së, ushtarët tanë kanë qenë pjesë e misioneve të mbështetjes së paqes në Lindje të Mesme dhe në Ishujt Falkland, përkrah ushtrive partnere të ShBA-së dhe Britanisë së Madhe”, theksoi Mehaj.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, falënderoi Mehajn për punën në Ministrinë e Mbrojtjes.

"Ministër të ri të mbrojtjes emërova Ejup Maqedoncin, me të cilin kemi bashkëpunuar deri më tani në funksione tjera. Ministrit Maqedonci i uroj punë të mbarë në avancimin e mbrojtjes dhe sigurisë, në zhvillimin dhe ndërtimin e ushtrisë sonë", shkroi Kurti në Facebook.

Kush është ministri i ri i Mbrojtjes?
Maqedonci ka qenë pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe doli në pension të parakohshëm në korrik të këtij viti. Ai ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit. Më pas ai u bë pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) dhe ka shërbyer për një dekadë si komandant i batalionit për kërkim-shpëtim. Maqedonci më pas ka vazhduar detyrën e shefit të departamentit të operacioneve dhe trajnimeve në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së. Mehaj i ka dhënë Maqedoncit “Medaljen e Karrierës” për kontributin e dhënë për formimin, ristrukturimin dhe modernizimin e FSK-së.

Ora 12:59
Nga UÇK-ja te kualifikimet në SHBA, kush është ministri i ri i Mbrojtjes në Kosovë

Koloneli Ejup Maqedonci, u emërua si ministër i Mbrojtjes në Kosovë, pas dorëheqjes së ish-ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj. Maqedonci ka qenë pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe doli në pension të parakohshëm në korrik të këtij viti. Ai ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit.

Më pas ai u bë pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) dhe ka shërbyer për një dekadë si komandant i batalionit për kërkim-shpëtim. Maqedonci më pas ka vazhduar detyrën e shefit të departamentit të operacioneve dhe trajnimeve në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së.

Mehaj i ka dhënë Maqedoncit “Medaljen e Karrierës” për kontributin e dhënë për formimin, ristrukturimin dhe modernizimin e FSK-së.

Ora 12:54
Ministri i mbrojtjes dha dorëheqjen, Kurti: Shkak arsyet familjare, e falënderoj për punën që ka bërë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pasi ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka dhënë dorëheqjen nga posti. Në një reagim në Facebook, Kurti falënderon Mehajn për punën që ka bërë në krye të ministrisë, ndërsa bën zyrtare Ejup Maqedonci do jetë ministri i ri.

"Sot, me kërkesë të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj, kam pranuar dorëheqjen e tij. Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare. Ministrin Mehaj e falënderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës. Ministër të ri të mbrojtjes emërova Ejup Maqedoncin, me të cilin kemi bashkëpunuar deri më tani në funksione tjera. Ministrit Maqedonci i uroj punë të mbarë në avancimin e mbrojtjes dhe sigurisë, në zhvillimin dhe ndërtimin e ushtrisë sonë. Me këtë rast zhvilluam një takim të përbashkët edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari", shkruan Kurti. 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?