DVP Berat

Kronikë

Ndryshime në rang drejtuesish në Policinë Berat! Drejtori Edmond Tarkaj: Do minimizojmë ngjarjet kriminale

30 Nëntor 2021, 16:45| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 17:03

  • Share

Prej dy javësh në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat kanë vijuar ndryshimet në rang drejtuesish dhe emërimet e reja nuk kanë prekur vetëm DVP Berat por edhe pesë komisariatet e kësaj drejtorie.

Ndryshimet dhe emërimet e reja janë kryer me kërkesë të Drejtorit të Policisë Berat, Edmond Tarkaj, me qëllim rritjen e rendit e sigurisë publike si dhe parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve kriminale në të gjithë qarkun.

Ndryshimet kanë prekur çdo sektor drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në të cilën është emëruar:

- Zv/drejtor i Rendit dhe Sigurisë Publike emërohet drejtues Albert Nushi që zëvendësoi drejtuesin Arjan Ferri;

- Shefi i Sektorit për Rendin dhe Sigurinë Publike është emëruar Kryekomisari Baki Musaku,që zëvendësoi Kryekomisarin Dashamir Bendaj,ky i fundit i emëruar Shefi i Njësisë Operacionale në DVP Tiranë;

- Shefi Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar është emëruar Komisar Argent Shytia që ka ardhur në Berat nga DVP Tiranë,ku ishte më parë Shefi i Krimeve të Rënda.

- Shefi i Krimeve të Rënda është emëruar Edmond Selami.

- Shefi i Seksionit për Qarkullimin Rrugor është emëruar Komisar Enea Kaci,i cili zëvendësoi Komisarin Dritan Allajbeu që u emërua ndrejtues në sektorin e qarkullimit rrugor në Durrës.

Përveç ndryshimeve brenda Drejtorisë Vendore të Policisë Berat,janë ndryshuar edhe drejtuesit e Komisariateve Berat,Kuçovë e Dimal.

-Shefi i Komisariatit të Policisë Berat është emëruar Komisar Sokol Laze,që zëvendësoi Kryekomisarin Alfred Cenaj;

- Shefi i Komisariatit të Policisë Kuçovë është emëruar Komisar Erjon Ismaili,që zëvendësoi Komisar Geront Seitllarin;

- Shefi i Komisariatit të Policisë Dimal është emëruar Nën/Komisar Artan Musai,që zëvendësoi Komisar Bernard Kaziaj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?