Bledi Shkëmbi

Ndryshime në Superligë, Laçi dhe Teuta me trajnerë të rinj! Dy rikthime në elitë

22 Nëntor 2022, 22:31| Përditesimi: 22 Nëntor 2022, 22:32

  • Share

Ndalja e Superligës shqiptare të futbollit për shkak të Botërorit 2022 ka sjellë edhe disa ndryshime te Laçi dhe Teuta. Të dyja klubet kanë ndërruar trajnerët, duke i besuar emrave të njohur që janë rikthyer. Respektivisht, Laçin do e drejtojë Gentian Mezani dhe Teutën Edi Martini.

Te kurbinasit u largua Dejan Vukicevic, me malazezin që për herë të dytë te Laçi nuk ka dalë faqebardhë. Në vend të tij vlonjati Mezani, që rikthehet te Laçi pas katër vitesh. Për të fundit herë, 47 vjeçari e drejtoi Laçin në sezonin 2017-18 në 35 ndeshje.

Edhe Teuta ka bërë një rikthim në stol. Largimi i Bledi Shkëmbit ka bërë që presidentca të rikthejë për të katërtin herë në stol, Edi Martinin. Shkodrani në vitet e fundit me Teutën fitoi gjithçka, nga Kupa (2x), kampionatin dhe Superkupën.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?