Partizani 1-1 Tirana

Sport

Ndryshime oraresh, Tirana gjen shtëpi të re! Publikohet agjenda e pesë javëve të ardhshme në Superligë

19 Shkurt, 11:46| Përditesimi: 19 Shkurt, 11:48

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit mbylli raundin e 25-të dhe skuadrat po përgatisin sfidat e radhës. Tanimë FSHF ka bërë me dije edhe kalendarin e plotë nga java e 26-të deri në atë të 30. Bie në sy se ndeshjet KF Tirana i luan me prozhektorë dhe si shtëpi të re ka gjetur "Elbasan Arenën".

Java e 26-të do të luhet të premten dhe të shtunën, më 21 dhe 22 shkurt. Java e 27-të është planifikuar për të shtunën dhe të dielën, më 1 dhe 2 mars.

Java e 28-të do të zhvillohet të mërkurën dhe të enjten, më 5 dhe 6 mars. Java e 29-të do të luhet të hënën dhe të martën, më 10 dhe 11 mars dhe java e 30-të është programuar për të shtunën dhe të dielën, më 15 dhe 16 mars.

Java 26
Dinamo City – Laçi  21.02.2025 15:00
Vllaznia – AF Elbasani  21.02.2025 17:30
Partizani – Bylis  21.02.2025 17:30
Skënderbeu – Egnatia  22.02.2025 17:00
Teuta – Tirana  22.02.2025 17:00
Java 27
Laçi – Vllaznia  01.03.2025 14:00
AF Elbasani – Partizani  01.03.2025 17:00
Bylis – Skënderbeu  02.03.2025 14:00
Tirana – Dinamo City  02.03.2025 17:00
Egnatia – Teuta  02.03.2025 17:00
Java 28
Egnatia – Dinamo City  05.03.2025 14:00
Vllaznia – Partizani  05.03.2025 17:00
Bylis – Teuta  06.03.2025 14:00
AF Elbasani – Skënderbeu  06.03.2025 17:00
Tirana – Laçi  06.03.2025 17:00
Java 29
Dinamo City - Bylis  10.03.2025 17:00
Skënderbeu – Partizani  10.03.2025 17:00
Laçi – Egnatia  11.03.2025 14:00
Teuta – AF Elbasani  11.03.2025 17:00
Tirana – Vllaznia  11.03.2025 17:00
Java 30
Vllaznia – Skënderbeu  15.03.2025 18:00
Egnatia – Tirana  15.03.2025 18:00
Bylis – Laçi  16.03.2025 15:00
Partizani – Teuta  16.03.2025 18:00
AF Elbasani –  Dinamo City 16.03.2025 18:00

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?