Ndryshime politike te socialistët në Shkodër, Spiropali ia dorëzon drejtimin kryebashkiakut Benet Beci: Do marrim rezultatin më të mirë në zgjedhjet e 2025

21 Shtator, 12:39| Përditesimi: 21 Shtator, 12:52

  • Share

Shkodër- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, i dorëzoi drejtimin politik të PS-së së Shkodrës, kryebashkiakut Benet Beci.

Në fjalën e saj ajo tha:

“Jam besimplotë se nën drejtimin e Benet Beci, Partia Socialiste do të marrë rezultatin më të mirë që ka arritur ndonjëherë në zgjedhjet e ardhshme”.

Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë Shkodër tani edhe në rolin e drejtuesit politik, u shpreh se qyteti tashmë është futur në një proces transformues.

“Falë investimeve që po vihen ne zbatim puna politike bëhet me e lehtë, sepse puna është në fokusin tonë politik”, tha Beci.

Spiropali e dorëzoi drejtimin politik kryebashkiakut Beci, pas suksesit vitin e kaluar, me betejën e fituar në qytetin verior, ku socialistët fituan Bashkinë Shkodër me diferencë të madhe ndaj PD-së dhe aleatëve të saj.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?