Ndryshime te Dinamo. Veç rezultateve "jo" dhe vetëm shtatë pikëve pas tetë javëve në Superligë, stafi teknik i Bluve ka pësuar largime. Bëhet me dije se ndihmëstrajneri dhe ish-lojtari i Kombëtares, Ledian Memushaj nuk është më pjesë e stafit.
Vlonjati u rikthye në Shqipëri pas një aventure te të rinjtë e Pescarës në Itali, ndërsa eksperienca e tij në Superligë nuk zgjati më shumë se dy muaj. Duket se arsyet personale kanë qenë ato që kanë detyruar Memushajn të bëjë prapakthehu.
Veç tij, edhe përgatitësi atletik Corrado Saccone nuk është më pjesë e stafit. Ish-i i Napolit dhe Partizanit ka një eksperiencë të gjatë në Shqipëri, teksa ka qenë pjesë edhe e Gjilanit në Kosovë. 62-vjeçari italian ka lënë një vend bosh në stafin teknik, me Dinamon që pritet të emërojë dy anëtarët e rinj.