Tirana - Besëlidhja gjatë edicionit të shkuar

Ndryshime të mëdha në basketbollin shqiptar, Superliga bashkohet me Kategorinë e Parë! Jo më shumë se 3 të huaj në parket

3 Korrik 2023, 09:41
  • Share

Federata Shqiptare e Basketbollit ka vendosur të bëjë ndryshime të mëdha për edicionin 2023-24 që nis pas pak muajsh. Për më shumë rivalitet, FSHB ka marrë vendimin që Superliga dhe Kategoria e Parë për meshkuj të bashkohen në një garë të vetme. Kësisoj, gjashtë skuadrat e Superligës dhe katër nga Kategoria e Parë do përbëjnë një kampionat me 10 skuadra.

Ndeshjet do zhvillohen me dy faza dhe në sistemin vajtje-ardhje. Një tjetër ndryshim pritet të jetë edhe numri i të huajve që do jenë njëkohësisht në parket. Vetëm tre do jetë numri i tyre, duke i dhënë më shumë përparësi zhvillimit të talenteve vendase.

Ediconi 2023-24 do përcaktojë edhe Superligën për sezonin 2024-24, që do rikthehet sërish me gjashtë ekipe dhe do përbëhet nga 6 skuadrat e renditura të parat në edicionin që nis pas pak muajsh.

Kujtojmë se basketbolli dhe lojërat me dorë fundin e sezonit të shkuar morën tjetër vlerë si te femrat dhe meshkujt, kjo edhe për shkak të rivalitetit të madh që solli shumë tifozë në Pallatet e Sportit.

Skuadrat pjesëmarrëse: Besëlidhja, Teuta, Tirana, Kamza, Apolonia, Vllaznia, Flamurtari, Partizani, Elbasani, Skënderbeu

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?