Ndryshime të reja brenda radhëve të Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka firmosur të tjera ndryshime në strukturat e policisë. Petrit Halo, i cili deri tani drejtonte Komisariatin nr 4 në Tiranë, ka kaluar në krye të Komisariatit nr 1.
Këtë të fundit deri para një muaji e drejtonte Bujar Mehmeti. Ky i fundit u pezullua në sajë të hetimeve për ndertimet pa leje që u evidentuan kryesisht në zonën e liqenit. Mehmeti është transferuar në Drejtori të Përgjithshme konkretisht ne Drejtorinë e Standardeve, aty ku ishte përpara se të behej Shef Komisariati.
Ndërkohë në krye Komisariatit nr 4 është vendosur Luan Hyseni. Burime bëjë me dije se janë të paktën 30 ndryshime brenda radhëve të Policisë së Shteti ku janë përfshirë edhe studentët ekselentë ku janë vendosur në emërimet e reja.
O Muhamet mos ler name e mos u perdor. Rikthe ne polici ata qe u larguan si ty padrejtesisht dhe mos prano te te perdorin si rrecke se 1 here do jesh aty ku je.
Përgjigju