Ndryshime te trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave/ Cungu zgjidhet pasuesi i Dedes te U-19, Bulku emërohet te U-17

4 Shkurt 2021, 16:56| Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 16:57

  • Share

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar disa risi por edhe konfirmime përsa i përket emrave të trajnerve të ekipeve kombëtare të moshave. Të U-21 është konfirmuar Alban Bushi, ndërsa te U-20 do ta drejtojë tashmë trajneri i ri Ilias Haxhiraj.

Interesant është fakti se vendin e Nevil Dedes, trajnerit tashmë ta larguar edhe nga Tirana, te Kombëtarja U-19 do të marrë Armando Cungu, një njohës shumë i mirë i futbollit shqiptar.

Për t’u veçuar edhe emërimi i Ervin Bulkut si trajner i ekipit U-17. Bulku së fundmi ishte pjesë e Kombëtares A si ndihmës i Edi Rejës, por tani do të mbajë një pozicion të ri.

Njoftimi i FSHF

“Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur për emrat e trajnerëve të ekipeve Kombëtare të moshave. Zyra e Shtypit në FSHF bën me dije se Alban Bushi konfirmohet në këtë post dhe do të jetë sërish trajner i ekipit Kombëtar U-21. Ndërsa, ekipin Kombëtar U-20 do ta drejtojë tashmë trajneri i ri Ilias Haxhiraj.
Trajneri i ri i ekipit Kombëtar U-19 është Armando Cungu, kurse ekipin e moshës U-18 do ta drejtojë Ardi Behari.
Risia tjetër është emërimi i Ervin Bulkut si trajner i Kombëtares U-17. Ish-futbollisti i njohur ka qenë së fundmi edhe pjesë e stafit teknik të Kombëtares A dhe një nga ndihmësit e Edy Rejas. Gjithashtu, risi ka edhe për stolin e ekipit të moshës U-16 që do të ketë si trajner Agron Kërçovën.
Një tjetër konfirmim është ai i Armand Damës, i cili do të vazhdojë jetë trajner i Kombëtares U-15.
Trajnerët e ekipeve Kombëtare ishin në skadencë kontrate dhe pas një procesi konsultimi Federata Shqiptare e Futbollit mori vendimin përfundimtar, duke konfirmuar dy prej tyre dhe duke emëruar trajnerë të rinj në 5 ekipet e tjera,”-njofton FSHF.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?