SHKODËR - Esat Mala do të vijojë aventurën e tij me Vllazninë edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi shkodran ka konfirmuar rinovimin e kontratës me mesfushorin 26-vjeçar, i cili do të jetë pjesë e kuqebluve për të katërtin vit radhazi.
Në njoftimin zyrtar të klubit thuhet: “Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se rrugëtimi ynë i përbashkët me futbollistin Esat Mala do të vijojë edhe për të katërtin sezon radhazi. Lojtari dhe drejtuesit e klubit kanë arritur akordin që bashkëpunimi të vazhdojë edhe për një sezon tjetër.”
Mala iu bashkua Vllaznisë në verën e vitit 2022 dhe ka qenë një nga pikat më të forta të skuadrës në mesfushë. Gjatë sezonit 2024-25 ai zhvilloi 36 ndeshje, duke realizuar 7 gola dhe dhënë plot 12 asiste, një kontribut thelbësor në ecurinë e ekipit.
Nga ana tjetër, Vllaznia ka zyrtarizuar largimin e djalit të shtëpisë, Mehdi Çoba.
Komente
