Zyra e Donald Trump

Bota

SHBA/ Brenda Zyrës Ovale pas largimit të Joe Biden, ja çfarë ndryshoi presidenti Donald Trump (FOTO)

22 Janar, 09:45| Përditesimi: 22 Janar, 12:00

  • Share

Rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë si president ka sjellë edhe ndryshimin e orendive, duke e rimobiluar godinën.

Sipas pamjeve të publikuara nga “The Times” brenda Zyrës Ovale, ku tregohen të gjitha ndryshimet të cilat presidenti ka kërkuar me largimin e Joe Biden.

Një bust i Winston Churchill, i cili kishte zënë vendin në Zyrën Ovale të Donald Trump si një simbol i marrëdhënies speciale të qëndrueshme, ishte hequr.

Në vend të saj Joe Biden, banori i ri i Shtëpisë së Bardhë asokohe, kishte vënë liderin e të drejtave civile Martin Luther King, aktivisten Rosa Parks dhe udhëheqësin socialist të sindikatës latine César Chavez.

Me kthimin e Trump në detyrë, busti i bronzit u rivendos, krahas disa ndryshimeve të tjera. Në të majtë të dhomës, Trump ka mbajtur një bust të Abraham Lincoln dhe gjithashtu ka shtuar një portret të presidentit të 16-të sipër tij.

Ai ruan Resolute Desk, por ka zëvendësuar tapetin dhe ka rifutur një qilim rrethor që Nancy Reagan projektoi për bashkëshortin e saj Ronald.

Në të djathtë të dhomës, ku Biden vendosi një bust të Harry Truman dhe portretin e Benjamin Franklin, Trump ka vendosur një portret të Andreë Jackson dhe një skulpturë “Bronco Buster”, të realizuar në 1895. që përshkruan një kauboj. Ndihmësit kanë rikonfiguruar gjithashtu raftin e librave.

Ridizajnimi i Zyrës Ovale për një mandat të ri është një traditë tashmë, ku secili president i jep hapësirës ngjyrën e tij të veçantë për të nënkuptuar qëllimet e katër viteve të ardhshme.

Pika qendrore mbetet Resolute Desk, një dhuratë nga Mbretëresha Victoria për Rutherford B Hayes në 1880. Tavolina, e bërë nga lisi i bardhë dhe sofër nga HMS Resolute, është përdorur nga tetë presidentë.

Në muret janë zbukuruar portrete të George Washington, Thomas Jefferson, Alexander Hamilton dhe Andreë Jackson. Trump mbajti gjithashtu një portret të Benjamin Franklinit që ishte sjellë nga Biden, por hoqi një nga Franklin D Roosevelt.

Në të gjithë Ëest Ëing foto të ndryshme u hoqën për t’i hapur rrugë imazheve të reja të zgjedhura nga Trump në korniza ari.

Flamujt ushtarakë për çdo degë shërbimi janë vendosur sërish në Zyrën Ovale pasi janë hequr gjatë mandatit të Bidenit. Artikuj të tjerë të prezantuar nga Trump përfshinin figurina të argjendta të shqiponjës në kabinën e oxhakut dhe një peshë letre katrore të zbukuruar me emrin e tij.

Figurat e reja të shqiponjës prej argjendi qëndrojnë tani mbi bufe. Shqiponja tullace është zogu kombëtar i SHBA-së dhe një simbol i forcës, guximit dhe lirisë.

Një nga elementët e paktë të dhomës që ka mbetur prej vitesh janë perdet prej ari të dallueshme menjëherë, të cilat janë projektuar për Bill Clinton në 1993.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?