Ndryshimet e ligjeve, qeveria plan për edukimin juridik të qytetarëve për ligjet

14 Maj 2020, 08:03| Përditesimi: 14 Maj 2020, 09:23

  • Share

Pas ndryshimeve kushtetuese, reformës në drejtësi dhe një sërë ligjesh qeveria shqiptare planifikon të nis edukimin e qytetarëve për t'i kuptuar këto të fundit.

Në planin e ministrisë së drejtësisë për veprim 2020-2023, parashikohet dhe formimi juridik i shtetasve për të qenë të aftë të kuptojnë ligjet e vendit.

ReportTv ka siguruar këtë draft në të cilin thuhet se “synon organizimin e një aksioni të gjerë e të vazhdueshëm, që do t'u sigurojë shtetasve, sipas nevojës, njohuritë e nevojshme ligjore për t'u përballur me problemet ligjore që mund t'u lindin gjatë jetës së tyre, t'i aftësojë për të kuptuar legjislacionin dhe të shmangin shkeljen e ligjit’’.

Ky draft synon edhe angazhimin qytetar ku sipas ministrisë së drejtësisë “edukimi ligjor do të rritë ndërgjegjen qytetare të shtetasve, t'i nxitë të jenë aktivë në jetën e vendit, të bëhen shtetas që respektojnë legjislacionin në fuqi dhe e kërkojnë këtë nga administrate publike dhe shtetasit e tjerë, duke mbajtur qëndrim kritik ndaj kujtdo që i shkel ligjet, apo abuzon me to’’.

Komento

Komente

  • Qamet: 14/05/2020 11:12

    Ashtu si i nderroni ju ligjet cdo 6 muaj, ska popull ne bote qe do te mund te familjarizohej me legjislacionin dhe jo me ketu tek ne.

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 14/05/2020 08:22

    Hajde popull mavria hajde çmesime do marresh nga qeverria korruptive. E te keshe dy b...tha dhe njeren ta çash e tjetren ta mbash. O qeveri,nese ndryshon kodin zgjedhor dhe heq listat e mbyllura ke bere me fantastiken qe do mbahesh mend megjithe poshtersite historike apo veprat e artit korruptiv te deriranishme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?