Ndryshimet klimatike, eksperti: Është shtuar thatësira, rrezik potencial për burimet ujore

12 Janar 2023, 15:29| Përditesimi: 12 Janar 2023, 18:42

  • Share

Mungesa e reshjeve ka shtuar periudhat e thata në vendin tonë duke rrezikuar burimet ujore. Anduen Karagjozi nga Agjencia e Burimeve Ujore tha për Report Tv se nëse kjo situatë vijon, problemet social-ekonomike do jenë të mëdha.

“Shqipëria ka kushte klimaterike me shpërndarje jo të drejtë që bien gjatë vitit. 80% bien gjatë dimrit dhe 20 gjatë verës. Duhet menaxhimi në kohë për të pasur rrjedhje. Natyrale lidhet me shëndetin e ujërave në vendin tonë dhe rezervuarët dhe dikat artificiale. Dëbora ka një vend të pa zëvendësueshëm për rregullimin e njëtrajtshëm të rrjedhave ujore. Viti që kaluam nuk ka pasur rreshje të mjaftueshme dëbore për të mbajtur balancat dhe në kohë të thata. Shqipëria nuk rrezikohet nga thatësira por janë zgjatur nga mesatarja. Vjet ka qenë një vit në bilancin ujor jo negativ, por kaloi një fillim viti të thatë, ku deri pak para verës nuk kishim marrë fare reshje dhe ndikoi në pjesën energjetike. Preket dhe bujqësia, mjedisi e turizmi ”, tha Anduen Karagjozi nga Agjencia e Burimeve Ujore.

Krahasuar me vendet industriale, cilësia e ujërave në vendin tonë tha Karagjozi është e mirë, por problem vijojnë të jenë mbetjet.

“Ka një rëndësi kritike për të mbajtur balancën dhjetore. Shtyllat kryesore të zhvillimit social ekonomik janë të lidhura me burimet ujore. Ne jemi përgjegjës për menaxhimin e burimeve ujore. Në dhjetë vitet e fundit kemi bërë progres dhe nga tre veta jemi një agjenci e strukturuar. Ujërat tona kanë cilësi të mirë krahasuar me vende industriale. Përgjithësisht presionet vijnë nga mbetjet urbane, mbetjet e ngurta, pak a shumë nga pesticidet. Industria e rëndë është inegzistente. Përfshirja e komuniteteve do të arrijë standarde”, tregoi Karagjozi.

Shqipëria ka një shpërndarje jo të njëtrajtshme të reshjeve, ku 80% e tyre bien gjatë stinës së ftohtë dhe pjesa tjetër në verë e pranverë, ndaj kërkohet menaxhim i volumit për të pasur vazhdimësi të rrjedhave ujore. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?