Ndryshimet klimatike mund të godasin fort zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe të vendeve të Ballkanit perëndimor nëse nuk marrin masa.
Ky është konkluzioni i Bankës Botërore në raportin e publikuar së fundmi për Klimën dhe Zhvillimin në Vendet e Ballkanit Perëndimor ku theksohet se shtetet duhet të investojnë të paktën 37 miliard dollarë gjatë dhjetë viteve. Investimet duhet të kenë në fokus mbrojtjen e popujve dhe pasurive të tyre nga ndikimet dëmtuese dhe në përshkallëzim të ndryshimeve klimatike, si rezultat i temperaturave ekstreme.
Investimet thotë banka do të ndihmonin në shmangien e humbjeve të jetëve njerëzore, pasurive dhe rënies së prodhimtarisë, si dhe do kontribuonin në rritje më të shpejtë ekonomike. Më tej në raport theksohet se thatësirat po ndikojnë negativisht prodhimin bujqësor, si dhe po rritet ndotja e ajrit në Ballkan.
Sipas Bankës përmbytjet, thatësirat dhe stresi i nxehtësisë mund t’i shkaktojnë humbje ekonomisë së vendit sa 15.7% e PBB-së deri në 2050. Po ashtu me 15% humbje në Serbi apo 3% në Maqedoninë e Veriut.
"Ndryshimet klimatike janë kërcënim i qartë ndaj zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor", tha Xiaoqing Yu, Drejtor Vendi i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.
Vendet e Ballkanit Perëndimor thuhet në raport duhet të pakësojnë shkarkimet e tyre të gazrave serrë, të përforcojnë sigurinë e energjisë dhe të tërheqin investime ndërkombëtare. Vetë Banka Botërore synon që 45% të financimeve të veta ti orientoi tek veprimeve klimatike brenda vitit 2025.