Ndryshimet klimatike në një pikë kritike, 20 nga 35 “Shenjat Vitale” të Tokës paralajmërojnë kohë të vështira për njerëzimin

24 Tetor 2023, 17:16| Përditesimi: 24 Tetor 2023, 17:31

  • Share

Problemi i ndryshimeve klimatike, pavarësisht se duket se është kthyer një temë monotone, ajo sa vjen e bëhet edhe më serioze, pasi sipas raporteve po përkeqësohet çdo vit e më shumë.

Së fundmi, ekspertë dhe shkencëtarë të ndryshëm kanë përsëritur thirrjet e tyre për reflektim, përsa i përket ndotjes mjedisore e shkatuar në mënyra të ndryshme.

Të ashtuquajturat “Shenjat Vitale” , të cilat konsiderohen si tregues të gjendjes “shëndetësore” të Tokës, janë në një pikë kritike.

Këto tregues tregojnë krizën klimatike duke përfshirë emetimet e gazeve serrë, temperaturat globale dhe rritjen e nivelit të detit, si dhe përfshijnë gjithashtu numrin e popullsisë së njerëzve dhe kafshëve.

Sipas medias prestigjoze “The Guardian”, një raport i publikuar së fundmi në lidhje me krizën klimatike tregon se 20 nga 35 “shenjat vitale” paraqesin një bilanc tejet negativ, duke paralajmëruar kështu se vitet në vazhdim do të jenë sprovuese për njerëzimin nëse nuk reflektohet në kohë.

Pasojat kanë qënë prezente dhe këtë vit, ku ne kemi parë mot të paqëndrueshëm dhe temperatura tepër të larta.

Sipas disa analizave, temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë ishte në korrik të këtij viti dhe konsiderohet si më e nxehta që ka përjetuar planeti në 100,000 vjet.

Si ndër fatkeqësitë më prezente në të gjithë botën gjatë verës që lamë pas, shkencëtarët nuk mund të linin pa theksuar zjarret e shumta. 

Sipas tyre, vetëm nga zjarret në Kanada janë prodhuar emetime të jashtëzakonshme të dioksidit të karbonit duke arritur në 1 miliard ton CO 2 , e barabartë me të gjithë prodhimin vjetor të Japonisë, e cila është ndotësi i pestë më i madh në botë.

Dr Christopher Ëolf, nga Universiteti Shtetëror i Oregonit (OSU) në SHBA dhe një autor kryesor i raportit, është shprehur se tashmë situate duhet të merret më seriozisht se kurrë.

“Pa veprime që adresojnë problemin rrënjësor të njerëzimit duke marrë më shumë nga Toka sesa mund të japë me siguri, ne jemi në rrugën drejt kolapsit të mundshëm të sistemeve natyrore dhe socio-ekonomike dhe një bote me nxehtësi të padurueshme dhe mungesa të ushqimit dhe ujit. Deri në vitin 2100, rreth 3 miliardë deri në 6 miliardë njerëz mund të gjenden jashtë rajoneve të jetueshme të Tokës, që do të thotë se ata do të përballen me nxehtësi të madhe, disponueshmëri të kufizuar ushqimore dhe nivele të larta të vdekshmërisë.”-është shprehur ai.

Po ashtu, professor Ëilliam Ripple, gjithashtu në OSU, ka deklaruar se nga ky raport u vu re që përpjkjet e njërëzimit për të përmirësuar “shëndetin” e Tokës ishin minimale dhe të papërfillshme.

“Jeta në planetin tonë është qartësisht nën rrethim. Tendencat statistikore tregojnë modele thellësisht alarmante të variablave dhe fatkeqësive të lidhura me klimën. Ne gjetëm gjithashtu pak përparim për të raportuar sa i përket njerëzimit që lufton ndryshimet klimatike. Qëllimi ynë është të komunikojmë faktet klimatike dhe të bëjmë rekomandime për politikat. Është një detyrë morale e shkencëtarëve dhe institucioneve tona të paralajmërojnë njerëzimin për çdo kërcënim të mundshëm ekzistencial dhe të tregojnë lidership në marrjen e veprimeve.”-ka deklaruar ai.

Ky studim i publikuar në revistën Bioscience, është një përditësim i një raporti të vitit 2019 që është miratuar nga 15,000 shkencëtarë.
 

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arapaj: 12/03/2024 07:52

    Shume te verteta ato qe thuhen ne artikull por problemi qendron se kur do reagojme qe te mos jete teper vone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?