Foto ilustruese

Ndryshimet klimatike shënojnë rekord! Të hënën bota përjetoi ditën më e nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve

5 Korrik 2023, 13:40| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 13:43

  • Share

Më 3 korrik, sipas të dhënave nga Qendrat Kombëtare të ShBA-së për Parashikimin e Mjedisit, bota shënoi rekord të ri të ditës më të nxehtë ndonjëherë.Temperatura mesatare arriti në 17 gradë Celsius, duke kaluar rekordin e mëparshëm prej 16,9 gradë Celsius të regjistruar në muajin gusht të vitit 2016.

Niveli i temperaturave që u shënuan këtë të hënën në gjithë botën është më i ngrohti që nga fillimi i monitorimit satelitor në vitin 1979.Ekspertët besojnë gjithashtu se është më i larti që nga fillimi i regjistrimeve instrumentale të përhapura në fund të shekullit të 19-të.

Sipas shkencëtarëve temperaturat e larta vijnë për shkak të një kombinimi të ngjarjes së motit El Niño dhe emetimeve të vazhdueshme të dioksidit të karbonit. Studiuesit besojnë se do të ketë më shumë rekorde në muajt e ardhshëm.

Që nga fillimi i këtij viti, studiuesit kanë shprehur gjithnjë e më shumë shqetësimin për rritjen e shpejtë të temperaturave në tokë dhe në det.

Nxehtësia rekord e pranverës në Spanjë dhe në shumë vende të Azisë u pasua nga valë të nxehta detare në vende që normalisht nuk i shohin ato, si në hemisferën e veriut.

Këtë javë Kina vazhdoi të përjetojë një valë të nxehtë të qëndrueshme me temperatura në disa vende mbi 35 gradë Celsius, ndërkohë që edhe jugu i SHBA-së ka qenë pothuajse në të njëjtat kushte klimatike.

Ndikimi i temperaturave të larta po ndihet edhe në ekstremet e botës. Në Antarktidë, rekordi i temperaturës së korrikut u thye kohët e fundit me një lexim prej 8.7C të marrë në bazën e Kërkimeve Vernadsky të Ukrainës.

Me El Niño që ka gjasa të forcohet gjatë muajve të ardhshëm, ka të ngjarë që më shumë rekorde të thyhen ndërsa vera e hemisferës veriore vazhdon.

"Shanset janë që korriku do të jetë muaji më i ngrohtë ndonjëherë, dhe bashkë me të muaji më i nxehtë ndonjëherë, që do të thotë rreth 120 mijë vjet më parë. Ndërsa temperaturat e hemisferës jugore do të ulen pak në ditët e ardhshme, shanset janë që korriku dhe gushti do të kenë ditë edhe më të ngrohta, duke qenë se El Niño tani është pothuajse në ecje të plotë", tha Karsten Haustein, nga Universiteti i Leipzig.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?