Foto Ilustruese

Bota

Ndryshimet klimatike trefishojnë vdekjet në 12 qytete europiane, grupmoshat mbi 65- vjeç përbëjnë 88 % të jetëve të humbura

9 Korrik, 17:17| Përditesimi: 9 Korrik, 17:28

  • Share

Si pasojë e valës së të nxehtit dhe ndryshimeve klimatike janë trefishuar vdekjet në 12 qytete evropiane në vitet e fundit. 

Sipas analizës së shkencëtarëve në Kolegjin Imperial të Londrës dhe Shkollës së Higjienës dhe Mjekimit Tropikal në Londër, ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu kanë ndikuar në valën e të nxehtit në Evropë dhe në numrin e të vdekurve.

Grupmoshat mbi 65 vjeç përfaqësojnë 88% të vdekjeve të lidhura me ndryshimet klimatike.

Sipas studimit, rreth 1 mijë e 500 nga 2 mijë e 300 të vdekur nga i nxehti, pra 65%, janë si rezultat i ndryshimeve klimatike, që janë përgjegjëse për 317 të vdekur në Milano, 286 në Barcelonë, 235 në Paris, 171 në Londër, 164 në Romë, 108 në Madrid, 96 në Athinë, 47 në Budapest, 31 në Zagreb, 21 në Lisbonë dhe gjashtë në Sassari.

Kjo tregon se bilanci i viktimave të vapës i udhëhequr nga ndryshimet klimatike në shumë qytete evropiane është më i lartë sesa në fatkeqësi të tjera natyrore, si përmbytjet në Valencias në 2024 me 224 të vdekur dhe përmbytjet e vitit 2021 në veriperëndim të Evropës, me 243 të vdekur.

Përballë këtyre numrave, autorët e studimit kanë një apel të qartë për qeveritë: Është e nevojshme të ndërhyhet menjëherë. Nuk mjafton ulja e emetimeve të gazrave serrë, duhen edhe masa konkrete mbrojtëse për grupmoshat më të ndjeshme të popullatës./TGCOM24

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?