Basha pranon listat e hapura 100%, por kushtëzon: Të mos preken koalicionet! Rama: Më 30 korrik kalojnë ndryshimet kushtetuese, detajet për listat i diskutojmë pas votimit

24 Korrik 2020, 15:51| Përditesimi: 24 Korrik 2020, 22:25

  • Share

Opozita e Bashkuar pranon hapjen e listave 100% në zgjedhjet parlamentare, por duke kushtëzuar që ndryshimet kushtetuese të mos futet heqja e koalicioneve parazgjedhore.

Në zgjedhjet e ardhshme duket se shqiptarët do të votojnë me lista të hapura. Pas dakordësisë së arritur mes PS dhe opozitës parlamentare për hapjen e listave, dhe opozita e bashkuar, edhe pse kundërshtoi fillimisht, doli pro saj.

Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së zhvilloi me aleatët në selinë blu, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se opozita e bashkuar është dakord të mbështesin hapjen e listave 100% por pa prekur koalicionet.

Basha tha se Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili do të parashtrojnë këtë propozim gjatë mbledhjes së këshillit politik pasditen e sotme.

"Së pari dua të shpreh qëndrimin e opozitës e bashkuar se '5 qershori' që u votua ditën e djeshme është një bazë për garantimin e zgjedhjeve, nuk është ajo që dëshironim në por është një marrëveshje e arritur edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve. Përshëndes qëndrimet e tyre që bëjë të qartë se konsensusi është rruga për të ecur përpara. Tryeza e Këshillit politik është vendi i vetëm ku duhet të diskutohet për një numër çështjesh. PS dhe kryetari i saj kanë ndryshuar qëndrim disa herë dhe mendojnë se po ju shesin shqiptarëve dashurinë për listat e hapura , them se sot kemi mandatuar përfaqësuesit tanë në grupin e punës të përfaqësuesit politik Bylykbashin dhe Vasilin. Opozita e Bashkuar do të mbështesë hapjen 100% të listave me kushtin që as koalicionet të mos ndryshojnë dhe të jenë siç janë sot. Ky propozim do të paraqitet sot në tryezën e këshillit politik. Në 34 deputetë i bie që 11 t'i zgjidhi partia, kurse 1- 2 të zgjedhë qytetari. Imagjinoni qarqe të tjera si Kukësi, Dibra, Berati, Gjirokatra, ku, realisht, qytetarët nuk do të kenë mundësi të zgjedhin fare, sepse në ndarjen më optimiste, 1/3-ën e zgjedh partia, që do të thotë që qytetarët nuk do të kenë mundësi të zgjedhin fare. Pra, do të kemi qytetarë që arrijnë të votojnë për një deputet në mënyrë preferenciale dhe do të kemi qytetarë që nuk votojnë dot për deputetin në mënyrë preferenciale.Vendimi i gatuar nga Edi Rama për prishjen e koalicionit përbën një kërcënim real. Me propozimin sot opozita tregon seriozitetin dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve shqiptarë  pa asnjë të fshehur. Për hir të konsensusit po e hedhim këtë hap me kushtin që koalicionet të mbeten siç janë në ligj", tha Basha.

Ky qëndrim i opozitës së bashkua hedh një hap përpara drejt konsensusit të plotë të palëve politike për listat e hapura.

PS dhe pozita parlamentare kanë rëndë dakord që hapja e listave të bëhet me 2/3 e saj dhe 1/3 të ishte e mbyllur duke u zgjedhur nga partia me qëllim që të ruhej kuota gjinore. Rrjedhimisht listat e hapura ndalojnë koalicionet parazgjedhore me sistemin aktual, gjë që është kundërshtuar fort nga opozita jashtëparlamentare. Por sot Basha propozoi që listat të hapen 100 % dhe çdo deputet të zgjidhet nga popullit, por duke vënë kushtin që koalicionet parazgjedhore të mos preken. Hapja 100% e listave mbështetet edhe nga deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, e cila i ka bërë shpesh thirrje Bashës që ta mbështesë këtë nisëm. Listat e hapura janë vendosur mes PS dhe opozitës parlamentare që të miratohen në seancën e 30 korrikut.

Por si do të zgjidhjet kjo gjë teknikisht? Për këtë duket se palët do të diskutojnë në mbledhjen e  sotme të Këshillit Politik , për të sqaruar mes tyre dhe me ekspertët se si do të realizohet kjo gjë me sistemin aktual zgjedhor që ka vendi.

Ora 22:21
Murrizi: Pranoni propozimin e opozitës për lista 100% të hapura, të shohim sa u vlen lëkura

Deputeti Myslim Murrizi ka ftuar Gjiknurin që të pranojë propozimin e opozitës jashtëparlamentare për hapjen e 100% të listave. Ai thekson se vetëm në këtë mënyrë do të kenë mundësi për të qenë të barabartë para qytetarëve.

"Kur i shoh që bëjnë sikur zihen se kush do t'i hapi më shumë........ listat, më vjen për të q.....eshur me të madhe, jo më pak se dy të tretat, do të thotë 100% për ato parti që nuk kanë spurdhjakë për të fshehur dhe nuk kanë frikë nga vota e shqiptarëve. Listat e hapura që i hapin rrugën demokracisë të martë peng nga 3 kryetarë dhe disa enukë. Po tani si mund të vijnë në parlament themeluesit e 5 qershorit?????? Vota e qytetarëve ka vlerë më shumë se çdo mender këshille politike teknik dhe hibrid.  Më vjen keq për disa spurdhjakë partish që paguajnë nga 3 shishe birrë për tu propozuar nga baza. Ftoj Gjiknurin të pranojë “propozimin e Bardhit dhe Bylykbashit” për 100% listat e hapura, vetëm kështu do kemi mundësi për të qenë të barabartë para qytetarëve, pastaj secili të shikojë sa i vlen lëkura. Për ju “ baballarë” të kombit është e vetmja mundësi që të na “ poshtëroni” me emrin e “ madh” që keni, ju ftoj të garojmë para shqiptarëve, kush belbëzon se ka hallin tonë në fakt ka vetëm hallin e tij", ka shkruar Murrizi.

Ora 21:36
Lista 100% të hapura, Meta: Akt i përgjegjshëm e historik, palët politike të punojnë për të gjetur format më të mira

Presidenti i vendit, Ilir Meta gjatë një organizimi në sheshin "Skënderbej", vebdimin e Bashës e ka komentuar një akt të përgjegjshëm dhe historik. Kurse refuzimin nga kryeministri Rama të hapjes së listave 100% dhe të mos prekjes së koalicioneve ai e konsideroi një fake neës. Meta theksoi se të gjitha palët duhet të punojnë bashkë me ekspertët e OSBE ODHIR e të BE-së për të gjetur format e mënyrat më të mira të funksionimit të listave 100% të hapura në mënyrë që të kthehet parlamentarizmi në vend.

"Në radhë të parë dua të falënderoj 'Maraton Albania' për këtë nismë të shkëlqyer që zhvilloi një maratonë dy ditore që kalo në rrugën e arbrit mes maleve që u ka kënduar me aq pasion dhe dashuri Aziz Nderu, Qerim Sula  e shumë e shumë personalitete të kulturës dibrane dhe shqiptare. Në këtë kohë pandemie duke respektuar distancimi fizik jep një mesazh. Nuk e besoj që të jetë refuzuar një propozim i tillë që ka bërë zoti Basha. Nuk mendoj që është një informacion i vërtet por një fake neës. Përshëndes këtë akt  të përgjegjshëm dhe historik të kryetarit  të PD për të dhënë dakordësinë e tij për hapjen e 100% të listave, në mënyrë që deputetë të ardhshëm të jenë pronë e qytetarëve dhe jo zara të kryetarëve të partisë që ngrenë kartonat duke dhunuar kushtetutën. Nxis palët që sa më shpejt të punojnë deri më 30 korrik, 31 korrik, 1 gusht që bashkë me ekspertët e OSBE ODHIR, të BE-së  për të gjetur format e mënyrat më të mira të funksionimit të listave 100% të hapura në mënyrë që të kthehet parlamentarizmi në vend", tha Meta.

Ora 19:56
'Ramës i ra maska', Bardhi: Prano listat e hapura 100 % dhe tërhiq ndryshimet për ndalimin e koalicioneve

Kryeministri Edi Rama tha se detajet se si dhe sa do të hapen listat do të diskutohen pas 30 korrikut pasi këto rregullime do të bëhen në Kodin Zgjedhor, por për sekretarin e Përgjithshëm të PS, Gazment Bardhi kjo është një rënie e maskës së Ramës që nuk do listat e hapura por të ndalojë koalicionin opozitar.

"Edi Ramës i ra maska! Prano hapjen 100 % të listave dhe tërhiq amendamentin e njëanshëm të tmerrit tënd nga koalicioni opozitar. Frika e ER nga zgjedhjet nuk mund të mbajë peng Shqipërinë", shkruan Bardhi.

Ora 19:41
Basha do lista 100 % të hapura, Rama: Gjysmë hapi pozitiv, detajet i diskutojmë pas votimit

Edi Rama e cilësoi si gjysëm hapi pozitiv vendimin e Bashës për dakordësinë për hapjen e listave, por debateve nëse do të hapen 2/3 sikur kërkon PS-ja apo 100% sikur kërkon PD, kjo do të vendoset pas 30 korrikut në ndërhyrjet që do të bëhen në Kodin Zgjedhor, ndërsa brenda këtij sesioni do të miratohen ndryshimet në kushtetutë për formulën e re të koalicioneve, pika kyçe ku ndahen palët.

"Pozitiv gjysëm hapi i LBPD për hapjen e listave, që është thelbi i risive kushtetuese! Si e sa do hapen nga jo më pak se 75% në 100% kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut! Deri në 30 korrik ka rëndësi hapja e sotme e LBPD për listat, çka vetëm votimi 30 korriku e garanton. Sa për koalicionet parazgjedhore ato nuk do të ndalohen, thjesht do të standardizohen si kudo në Europë,po edhe kjo do të shkruhet e votohet pas 30 korrikut,kështu që për sot i vetmi ndryshim është hapja e LBPD ndaj risisë kushtetuese që do të sjellim në 30 korrik!Mjaft pozitive", shkruan Rama.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genti N: 30/07/2020 23:55

    Çfarë pret Luli për të dhënë dorëheqjen?! Një kalvar i gjatë pritjesh, plot me premtime, shpresa vdiq me kohë, 30 vite me mashtrime. Gjasme zgjedhje të lira, e mirëqënie për të tërë, hapur fare vidh e bli votat, populli e ha në vërë. Filloi çadra opozitare, me qofte dhe muzikë, Republika e re desh lindi, por Luli kishte frikë. Me ca poste ministrash, në një qeveri teknike, ia blenë e vodhën zgjedhjet, Luli ngeli pa karrike. I dorëzuan dhe mandatet, se ato s'patën më vlerë, filluan protestat rrugëve, për liri, cipë e nder. Kësaj radhe qe kulmi, nuk mbante më ujë pilafi, braktisën zgjedhjet lokale, tani Luli vs ''Gadafi''. Më në fund i bënë votimet, moniste si qëmoti, 30 qershorin e shkuar, piktori si të ishte Zoti. Amerika e mbështeti, ashtu siç bën me diktatorë, pseudo votimet ''pluraliste'', një parti gjithë pushtetin në dorë. Opozita filloi kakarisi, ashtu siç ka bërë gjithmonë, pastaj morri kthesën, u tërhoq sa nuk ishte vonë. Do i bllokonin votimet, s'do pyesnin për askënd, strategji revolucioni, nga ca gënjeshtarë pa mënd. Menjëherë gënjeshtra doli, e gjitha ishte teatër, asgjë nuk bllokuan, ia mbathën nga sytë katër. Tani radhën e kishte, shëmbja e teatrit kombëtar, opozita do ta mbronte, duke fjetur gjumë me radhë. E rrëzuan edhe teatrin, e bënë shkrumb e hi, artistët ngelën të tronditur, Luli gjumë në shtëpi. Por PD nuk u dorëzua, bëri marrëveshjen e 5 qershorit, një letër bakalli ndërkombëtare, me miratimin e diktatorit. Por siç e dimë shumë mirë, ne jemi një vend sovran, nuk i njohim marrëveshjet, s'pyesim BE as SHBA-në. Kështu u hoqën koalicionet, marrëveshja u hodh në kosh, u shkel dhe kushtetuta, këshilli politik një istancë bosh! Asnjëherë si këtë herë, kjo tallje e madhe nuk është parë, kush ta ketë vallë fajin, të jenë të gjithë totalisht të marrë??

    Përgjigju
  • Nori: 25/07/2020 15:11

    SHKARKOJENI MORE KETE PRESIDENT ...RRACE E KEQE...

    Përgjigju
  • QENI ZI FSHATAR LIKJA: 25/07/2020 13:05

    O BASTARDI NDYR KAMELEON BAJGMUTI ILIR PO SILLESH VĒRDALL SI AI QENI TE KAZANI PLERAVE SE PO E KUPTON QË TË KA STDH FUNDO O MONSTËR FAMILJE O QELBËSIRA E KOMBIT SHWIPTAR.

    Përgjigju
  • O tej: 25/07/2020 11:55

    Meta hajdut

    Përgjigju
  • Lul KURVA HAJDUT: 25/07/2020 09:46

    Lul KURVA do PUSHTET nè TAVOLINÉ bashkè me ALEANCÈN e QELBÈSIRAVE , FEKALEVE dhe LLUMIT tè SHQIPÈRISÈ !!! KUALICION me PIDHMOTRAT dhe FEKALET e URRYERA , vetèm mbas ZGJEDHJEVE do bèsh O LUL PUTANA , qè NUK ke dhènè akoma llogari pèr 250 MILION €UROT qè GRABITE tek RRUGA E KOMBIT , pèr VRASJEN e 4 PROTESTUESVE nè BULEVARD , dhe pèr SHITJEN E DETIT JON ,ASFALISÈ GREKE !!! D O R È Z O H U LUL KURVA , sepse SHUMÉ SHPEJT do ARRESTOHESH

    Përgjigju
    • Qejfliu: 25/07/2020 11:57

      Sa e ka nr telefonit ky Lul kurva?

  • edi: 25/07/2020 08:03

    Zgjedhjet i fiton Rama me leket e Astirit dhe me denimin per 6 muaj per rojen e spitalit.

    Përgjigju
  • vjosa: 25/07/2020 00:34

    BRAVO MURRIZ IA CORRE MASKAT KETYRE PUSHTAVE...

    Përgjigju
  • c'a bohet keshtu: 25/07/2020 00:34

    Deri dje Lyl Sali Basha ishte kunder listave te hapura, kerkonte te votohej per derra te futur ne thesin qe do te mbushte ai, so na del me flamurin ne dore qe ka qene ai per lista te hapura... Nuk shkon me ajo shprehja popullore ke te qash me pare, por ke te qish me parelulne apo Mona kur*en.

    Përgjigju
  • BENI: 25/07/2020 00:32

    DERI DJE I mohonte listat e hapura ,,sot i pranon,,si ku*vat,,,por kot e ke prape edi rama do ta fuse ne b...the,,,,...

    Përgjigju
  • Bruno: 24/07/2020 21:15

    Ah mor Lul se ti nuk di cfare flet.

    Përgjigju
  • Pata: 24/07/2020 20:37

    Le te rrije si m..i ne shi nashti. Te hapura listat se i do populli. Hapini pra. Legener.

    Përgjigju
  • Lani: 24/07/2020 18:07

    Po si do i fitosh zgjedhjet me deputet e ps qe jan miljonera

    Përgjigju
    • Hihihi: 25/07/2020 07:34

      Po me topallin.rulin.bamirin ..fut dhe sali kriminelin....do i fitoni ...hihihihi

    • Hahaha: 24/07/2020 21:14

      Po me lesken dhe gjin gjonrat si mund te fitosh?

  • Haha: 24/07/2020 16:19

    Lulush Bibilushi mbkedh banden ne SHQUP

    Përgjigju
    • asteri: 25/07/2020 08:02

      o lul karagjozi sa nje pule mendon.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?