Politikë

Ndryshimet kushtetuese/ Kume: PD nuk ka qenë e sinqertë për rishikim të sistemit zgjedhor dhe garantimin e barazisë së votës! Këto propozime nuk sjellin asgjë të re

19 Tetor 2021, 14:54| Përditesimi: 19 Tetor 2021, 15:05

  • Share

Konstitucionalisti Kristaq Kume i ka konsideruar ndryshimet kushtetuese të PD jo të sinqerta dhe se nuk sjellin asgjë të re, përkundrazi risjellin ndryshimet e 2008 në tentativë për të zhbërë ndryshimet e korriku 2020. Në një intervistë për Report Tv, Kume tha se ndryshmet e korrikut të 2020 u krijua mundësia që ndarja e mandateve të përcaktohet në Kodin Zgjedhor, por PD kërkon të sjellë të njëjtin gjë që ka qenë më parë se ndarja e mandateve  të bëhet  duke iu referuar një ndër ndarjeve territoriale të vendin, pra të njëjtin sistem të 2008.

"E para ndjesi pasi lexova propozimin është ajo që lidhet me faktin se këtu tek ne partitë nuk e mbajnë, tjetër thonë e tjetër bëjnë. Sot ajo që ne shohim te propozimet e PD nuk është asgjë tjetër por në 95 % e njëjta gjë me atë që ka qenë e fiksuar në Kushtetutë me marrëveshjen e 2008. Ndryshmet e korrikut të 2020 krijuan një mundësi shumë të mirë për të ndërhyrë në legjislacionin tonë për të mirë-rregulluar kushtet për funksionim me efektiv të demokracisë që konvertimi i mandate të mund të realizohet edhe pa e ndryshuar këtë sistem zgjedhor proporcional rajonal bëhej i mundshëm pasi u hoq dispozita që kërkonte në kodin zgjedhor ndarja e Shqipërisë në njësi zgjedhore të bëhej në një nga ndarjet e territoriale të vend që në kod është fiksuar qarku. Kjo dispozitë kushtetuese u hoq dhe u vendos në kushtetutë që ndarja në njësi zgjedhore të bëhej në kodin zgjedhor që ishte plotësisht  e mundshëm që në zgjedhjet e 25 prillit. Por PD ka rivendosur të njëjtin që ka qenë më parë se ndarja e mandateve  të bëhet  duke iu referuar një ndër ndarjeve territoriale të vendin, pra të jemi më të njëjtin sistem të 2008", tha Kume.

Kume tha se vendi ka nevojë për ndryshime në reformën territoriale, pasi edhe koncepti i Qakut ka treguar se ka gjëra që nuk funksionojnë, por këtë nuk duhet ta bëjnë as PD dhe as PS, por një grup i pavarur ekspertësh.Të vetmin ndryshim që Kume vlerësoi në ndryshimet kushtetuese të PD, ishte vetingu i politikanëve.

"Duke i referuar 2014 kur u bë dhe ndarja e fundit territoriale është e nevojshme të ndërhyhet se çfarë mund të bëhet më mirë. Por harta të mos jetë produkt i partive politike pasi do të përpiqen të krijojnë hartën në funksion të interesave të tyre. Nëse duan një hartë sa më të mirë le t'ia lënë një grup ekspertësh të pavarur", tha Kume.

Ditën e sotme PD bëri të ditura propozimet ndryshimet kushtetuese që lidhen me reformën territoriale dhe me ndryshime për vettingun e politikanëve, që praktikisht bëjnë një Kushtetutë të re. Ndryshimet fokusohen në zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut 2020, rikthimi i koalicioneve parazgjedhore dhe  rikthimi i komunave në ndarjen territoriale me funksionin e saj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?