Politikë

Ndryshimet kushtetuese, mblidhet sërish pa opozitën Këshilli i Legjislacionit! Ekspertët dhe akademikët pro shtyrjes së afateve të Vettingut: Mungesa e ndërkombëtarëve cenon besueshmërinë

9 Nëntor 2021, 15:05| Përditesimi: 9 Nëntor 2021, 19:08

  • Share

TIRANW- Opozita për të tretën herë ka bojkotuar mbledhjen Këshillit të Legjislacionit që po diskuton propozimin e Partisë Socialiste për ndryshime kushtetuese zgjatjen e afateve të vettingut. Pavarësisht mungesës së opozitës, maxhoranca ka vijuar me mbledhjen duke dëgjuar ekspertët.

Juristi dhe pedagogu, Fabjan Topollaj, tha se me kalimin procesit nga KPK në KLGJ e KLP cenohet besueshmëria e procesit. Sipas tij mungesa e rolit të ONM-së në këtë proces në një rast kur të gjithë procesin e marrin organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë e bën atë më të pabesueshëm në sytë e publikut.

“Duhet në fakt të diskutohet edhe ONM që asiston KPK, dhe nëse kompetencën e merr KLGJ e KPK, ONM nuk do të jetë më, që kanë një rol shumë të rëndësishëm që e bën më të besueshëm procesin kemi raste të shumta që ONM i ka ankimuar gabimet e KPK. Bie besimi te procesi i vettingut. Argument më shumë politik sesa juridik, KPK është votuar edhe nga opozita. Një proces gjithëpërfshirës që bëhet nga një komision që është pranuar nga opozita, është po ashtu më i besueshëm”, tha Topollaj.

“Mund të ketë vonesa, mbivendosje, mos rakordim, shqetësimi im kryesor është që kjo reformë duket se nuk i ka arritur objektivat, por për mua shtyrja dhe mos shtyrja nuk është problemi kryesor, duhet parë si e tërë, që mos të jemi sërish herën tjetër duhet diskutuar duhet shtyrë apo jo vettingu”, tha Arben Malaj.

Edhe pse mbledhja e fundit e Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me debate të shumta mes socialistëve, pyetjet drejtuar Komisionit të Venecias për ndryshime kushtetuese për zgjatjen e afateve të institucioneve të vettingut janë nisur. Pavarësisht mungesës së opozitës, maxhoranca ka vijuar me debate brenda vetes. Kuvendi në përfundim vendosi me shumicë votash që t'i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion. Gjatë votimit, Xhafaj abstenoi, dhe u shpreh se i qëndron deklaratave të bëra në mbledhjen e parë të këshillit.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?