MAQEDONI- Zv.kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani në një lidhje telefonike për Report Tv ka folur lidhur me ndryshimet kushtetuese të vendosura ditën e djeshme. (LEXO KËTU)
Osmani u shpreh se ndryshimet e miratuara ishin e vetmja alternativë për thyerjen e temave të mëdha politike të cilat mbanin peng vendin.
“Dje u hoq pengesa e fundit për anëtarsimin e vendit në Nato dhe BE. Tani na mbetet që të korrim sukseset e këtij investimi të madh,” - tha zv.kryeministri.
Sa i përket ndikimit të faktorit shqiptar, Osmani u shpreh se ata kanë pasur një rol kyç që në fillimin e këtij procesi.
“Shqiptarët kanë pasur rol konstruktiv sepse kanë synuar integrimn e shqiptarëve më rajon. Kuptimi vendimit të djeshëm është shumë më madh, ka integrimin në rajon dhe at ëtë shqiptarëve. Me ndryshimet e djeshme u realizua ëndrra e shqiptarëve për ndërprejen e ndikimin rus në Maqedoni,”-shtoi Osmani.
Lidhur me ecurinë e zbatimit të ligjit për gjuhën shqipë, zv.kryeministri u shpreh se puna ka nisur dhe se do të fillojë shumë shpejt aplikimi i teksteve në shkolla.
Ditën e djeshme, parlamenti i Maqedonisë votoi me 81 vota pro emrin e ri “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Sipas marrëveshjes, është pranuar gjithashtu edhe ligji për nënshtetësinë, e cila do të jetë “maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”.