Ndryshimet ligjore/ Armët e fuqishme që nuk mund të mbahen më as me leje, lejohen vetëm ato të shkurtra dhe jo automatike

18 Nëntor 2020, 15:50| Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 17:17

  • Share

Përveç kategorive që u hiqet e drejta për të mbajtur në çdo rrethanë, përfshirë personat mbi 70 vjeç, nën 25 vjeç, të dënuarit dhe individët e skeduar për akte dhune, Kuvendi i Shqipërisë do të ndalojë me ligj mbajtjen e armëve të fuqishme nga çdo qytetar, me përjashtim të punonjësve të shtetit. Projektligji për ndryshimin e ligjit për armët të vitit 2014, i cili po shqyrtohet këto ditë në Kuvend, heq për herë të parë autorizimin për mbajtjen e armëve të rrezikshme dhe municioneve. Kjo masë kufizuese është ndërmarrë për rritjen e sigurisë publik dhe në kuadër të një strategjie kombëtare

Me ndryshimet ligjore ndalohet mbajtja me leje dhe pa leje, përveç ushtrisë dhe policisë, të armëve të zjarrit automatike, që mbushen automatikisht sa herë që shkrepet fisheku, ndalohen sistemet për lëshim e predhave ushtarake plasëse, ndalohen armët e zjarrit të kamufluara si dhe municioni me shkallë të lartë depërtues. Ndalohet mbajtja e municionit për pistoleta, armët e zjarri me silensiator të montuar, armë zjarri me tytë të vjaskuar me kalibër mbi 12.7 milimetra, mjete plasëse dhe pjesët e tyre dhe armë për përdorim të agjentëve kimikë. Gjithashtu, ndalohet mbajtja e pajisjeve të veçanta për armë zjarri, armët paralizuese elektrike, municioni blindshpues, municioni gjurmëlënës dhe municioni djegës.

Ndalohet gjithashtu mbajtja me ose pa leje e armëve me energji, armë zjarri e shkurtër që shkrep më shumë se 21 fishekë pa rimbushje, armë zjarri të gjata që shkrepin më shumë se 11 fishekë pa rimbushje, ndalohen armët e zjarrit të gjata gjysmë automatike, që mund të reduktohen në një gjatësi nën 60 cm pa humbur funksionalitetin. Në ligjin në fuqi, kategoria e armëve të ndaluara ishte e kufizuar.

Ndërkaq, sipas ndryshimeve ligjore, personat që plotësojnë kushtet, mund të mbajnë me autorizim të organeve kompetente armë zjarri të shkurtra me përsëritje, armë zjarri të shkurtra me një qitje armë zjarri të gjata gjysmëautomatike që mbajnë deri në tre fishekë, armë zjarri me përsëritje me tytë të pavjaskuar, me gjatësi deri në 60 cm, armë zjarri për sinjalizim akustik, armë zjarri e gjatë me përsëritje si dhe armë zjarri të shkurtra me një qitje, me gjatësi të përgjithshme jo më pak se 28 cm.

Armët që mund të mbahen me leje

er.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?