Ditën e diel në orën 11:00 Lulzim Basha do të mbledhë kryesinë e Partisë Demokratike. Pjesë e diskutimeve do të jetë marrëveshja e arritur për reformën zgjedhore në lidhje me arritjen e një drafti përfundimtar dhe përcaktimin e saktë të pikave të dakordësuar mes palëve.
Të tjera pika që pritet të diskutohet ditën e nesërme sipas burimeve janë edhe organizmi i punës dhe strukturave të partisë.
Çështjet teknike për ndryshimet ligjore për reformën zgjedhore u diskutuan edhe pasditen e sotme në mbledhjen e Këshillit Politik, ku ende pritet që palët të përcaktojnë qartë dhe 5 pikat e darkodësuara më herët mes tyre, por që nuk janë paraqitur në draftin në anglisht firmosur para ambasadores së SHBA, Yuri Kim, atij të BE, Luigi Soreca dhe ambasadorit të Britanisë, Duncan Norman.
Financimi i partive, kuota gjinore, roli i policisë në zgjedhje, hetimi i krimeve zgjedhore nga SPAK dhe sistemi i monitorimit me kamera janë çështje që ende duhen diskutuar për të arritur me një formulë të qartë dhe të dakordësuar mes palëve edhe pse në parim është marrë konsensusi i tyre.