Ndryshimet në Kodin Penal, eksperti: Të ishin konsultuar me ekspertë, s’ka logjikë që dënimi për armëmbajtje pa leje pranë shkollave të barazohet me vrasje

30 Tetor 2023, 15:00| Përditesimi: 30 Tetor 2023, 15:11

  • Share

Ministria e Brendshme ka propozuar një paketë të re të sigurisë, e cila me ndryshimet në Kodin Penal parashikon ashpërsimin e dënimeve në ambientet. Mbajtja e armëve të ftohta me qëllime kriminale dënohet deri në 3 vite burg në hapësira të zakonshme, por me propozimet e reja të Paketës së Sigurisë në Shkolla, në perimetrin e saj, që parashikon 50 m distancë në vijë ajrore me shkollën, dënimi parashikohet nga 3 deri në 6 vjet burg.

Por si i shohin ekspertët këto ndryshime? Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi i ftuar në Report Tv tha se nuk mund të bëhen ndryshime kaq shpejt në Kodin Penal të pakonsultuara me ekspertë. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, eksperti thotë se mbajtja e armëve të zjarrit brenda perimetrit të sigurisë me ndryshimet në Kod ka shkuar sa një dënim për vrasje. Sipas tij, këto ndryshime mund të cenojnë bazën e Kodit Penal. Ai sugjeron hapjen e mini sallave operative për të rritur sigurinë në shkolla.

“Këto ndryshimet aksion nuk është se më pëlqejnë. Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt afër shkollës. Shkolla Vasil Shanto është buzë rrugës, nëse kapesh aty me alkool çkuptim ka si të ishe në një vend tjetër dhe s’ke sjellë asnjë pasojë, të marrësh mase ekstreme. Nuk jam pro armëve të ftohta. Të rritet kontrolli, por janë barazuar me armët e zjarrit. Armët e zjarrit kanë shkuar me dënime që shkojnë paralel me vrasjen. S’jam kundër dënimeve, por dënime që nuk sjellin efektivitet, për të mbajtur njerëz me taksat tona nëpër burgje, kanë kosto shumë të lartë, në këtë kuadër mendoj që të mos bëhen ndryshime, por të mos jenë të tipit aksion. Këto ndryshime mund të cenojnë dhe bazën. Të thirren ekspertë, shkollat janë tejet të kollajshme për t’u mbrojtur mjafton një mini sallë operative në rang qarku. Kamera jep sinjal nëse kontingjenti afrohet te shkolla. Një sallë qendrore mund t’i monitorojë të gjitha”, tha Rexhepi në Report Tv.

Ndërsa Taulant Balla ka bërë 100 ditë në krye të Ministrisë së Brendshme, eksperti thotë se e filloi punën me vrull dhe publicitet, ndërsa u ndal në megaoperacionin ‘Tempulli’ duke thënë se namin e ka të madh, por nuk është se kanë kapur ndonjë ‘kokë të madhe’.

“Balla nuk është se erdhi me afat se duhej të realizonte këto detyra. Në ndryshim nga drejtori i Përgjithshëm që iu la afat për zbardhjen e çështjes së Ervis Martinaj. Erdhi në kuadër të ndryshimeve politike. Balla e filloi pak me vrull edhe pak me publicitet. Tempulli emrin eka shumë të madh po nuk është se është kap ndonjë kokë e madhe”, tha Rexhepi.

Rexhepi shprehet se ka efektivë nga radhët e Policisë së Shtetit që janë ende të lidhur me eksponentë të krimit.

“Policia po të dojë e rrit shkallën e zbulueshmërinë, problemi kryesor i policisë është shkëputja nga krimi. Policia duhet shtuar në numër, mbështetur me mjete, të jenë mirë të paguar dhe vetëm në këtë formë pastrohet”, u shpreh Rexhepi.

PAKETA E SIGURISË NË SHKOLLA
                                                                                              JASHTË                 NË SHKOLLA
NENI 107/A DHUNA SEKSUALE:                                        3-7 vjet                 5-10 vjet
NENI 117 PORNOGRAFIA:                                                  Deri 2 vjet              3-5 vjet
                                                                                               5-10 vjet                7-15 vjet
NENI 128/B TRAFIKIMI I TË MITURVE:                              10-20 vjet               +1/4 e dënimit
NENI 278 ARMËMBAJTE PA LEJE:                                     5-7 vjet                   5-10 vjet
NENI 279 ARMË TË FTOHTA:                                              Gjobë-3 vjet              3-6 vjet
NENI 283 PRODHIMI DHE SHITJA E DROGËS:                   5-10 vjet                   7-15 vjet
NENI 285/A PËRSHTATJA E LOKALIT PËR PËRDORIM DROGE:           Deri në 5 vjet           5-10 vjet
NENI 285/B HEDHJA OSE BRAKTISJA E SHIRINGAVE:                           Gjobë-1 vit                1-3 vjet
NENI 291 DREJTIMI I AUTOMJETEVE NË MËNYRË TË PARREGULLT:   10 ditë-3 vit                1-3 vjet

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 30/10/2023 17:10

    Po duhet konsultuar me specialistin e fushes per cdo ligje jo me vrull e me inat ligjet. Nuk ben diferencen ligji mire thote specialisti. Do kontroll vezhgim dhe pune. Duhet ligjet ti bejn prefesionistet jo njerzit politik. Se keta njerzit politik i ben si syte e tyre me ligje e me kushtetut,tani po u bie ne koke te tyre. Burg burg ja ku u ra ne koke te tyre tani dhe mire tu behet. Po femijet dalin me shkoll te lart na burgu kur i fut per nje gje te vogel dhe i nxjer pas shum vitesh kriminel kjo do pare. Dhe nje gje tjeter qe nje ne burg shkateron nje familje te gjithe mbrapa. Dmth dhe femijet e ti ngelen prehe e krimit dhe behemi shoqeri krimi brez pas brezi. SPECIALISTET TE BEJN LIGJET DHE JO LIGJE EUFORIKE DHE PUBLICITET

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?