Foto ilustruese

Ndryshimet në Kodin Penal për krimet zgjedhore, SPAK cakton 5 prokurorët përgjegjës (EMRAT)

14 Janar 2021, 10:01| Përditesimi: 14 Janar 2021, 10:20

  • Share

TIRANË- Pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Kodin Penal për krimit zgjedhore, SPAK merr kompetencat dhe atashon 5 prokurorë që do të jenë përgjegjës për Krimet Zgjedhore.

Report Tv mëson se drejtues i këtij sektori do të jetë prokurori Edvin Kondili. Prokurorë që do të hetojnë Krimin e Korrupsionin Zgjedhor janë: Edvin Kondili, Klodjan Braho, Enkeleda Millonai, Dritan Prençi dhe Sotir Kllapi.

Hetimi i krimeve zgjedhore nga SPAK ishte një kërkesë e PD dhe LSI, që mori dakordësinë e mazhorancës në Këshillin Politik me 5 qershor, tashmë dhe të ligjvënësve të Kuvendit të Shqipërisë.  SPAK do të hetojë të gjithë ata të cilët do të kërkojnë para apo favore të tjera në shkëmbim të votës së tyre.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?