Foto ilustruese

Ndryshimet në Kodin Penal/ PS kërkon mbështetjen e grupeve parlamentare, përgjigjet deputeti i opozitës: Drejt çmendurisë totale

9 Prill 2020, 14:54| Përditesimi: 9 Prill 2020, 15:00

  • Share

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka kërkuar nga grupet e tjera parlamentare në Kuvend mbështetjen për ndryshimet që sipas tij janë urgjente në Kodin Penal. Balla thotë se në shumë vende europiane masat shtrënguese të karantinës dhe distancimit social po shoqërohen me aktualizim të parashikimeve të Kodit Penal me nevojat dhe domosdoshmëritë që ka sjellë lufta me COVID -19.

“Me qëllim parandalimi i përhapjes së COVID -19, përveç sanksioneve administrative për të gjithë ata persona që do të shkelnin masat e marra, të vendosura nga organet shtetërore, është e nevojshme që të parashikohen dhe sanksione në Kodin Penal, për disa veprime dhe mosveprime të caktuara, duke marrë në konsideratë rrezikun që kanoset për jetën dhe shëndetin nga përhapja e epidemive të sëmundjeve ngjitëse, apo në situata në tjera në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, shkruan Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës

Ndonëse PS bëri thirrje për mbështetje nga grupet e tjera parlamentare për ndryshimet në Kodin Penal, deputeti i opozitës parlamentare Andi Përmeti ka reaguar menjëherë duke thënë se nuk është aspak dakord me masat e marra deri më tani. Sipas Përmetit  nga masa pozitive situata u kthye në çmenduri totale.

Për deputetin e opozitës, nuk mund të rrezikojë deri në 10 vjet burg një person jo mbartës i sëmundjeve infektive, pasi sipas tij është detyra e këtij shteti që e ka cuar mjekësinë në kolap të plotë nga PPP korruptive.

“Nuk mund te tolerohet me i fshehur nën luftën ndaj COVID-19. Sot ne media qarkullojnë ndryshimet në  Kodin Penal sipas oreksit momental të kryeministrit Rama. Duke shpresuar që të mos jenë zyrtare por një qarkore e hedhur me dashje nga Fuga ne media po deklaroj kundërshtinë time absolute ndaj një absurdi juridik të kësaj natyre”, shkruan Përmeti.

Postimi i plotë i Andi Përmetit

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • COVID-19: 09/04/2020 15:44

    I cmendur eshte deputeti i SHQUP-it te mos kishte qene Rama do te kishim jo 22 por 2200 viktima.

    Përgjigju
  • Prof. Renato Aristidhi, US-TX: 09/04/2020 15:29

    Edhe KY si Partia mëmë, një sahan idjotësh me në krye Doctor RRUMPALLËN, që është fshehur prej mbi 1 muaj si në Vilën gjigande tek Gjiri Lalzit e në Vilën tjetër tek kodrat pas TEG_ut. Idjotë e ish_SHQUP_it PD dhe të sh.p.k LSI_së, duan vetëm bythën e tyre, të banditëve në shërbim të tyre që të lëvizin lirshëm e të shpërndajnë COVID-19. Se infektohet e vdes pjesa më e madhe e Popullit nga liberalizimi i tepruar i lëvizjeve dhe mos respektimit të rregullave të Mjekësisë dhe Qeverisë, nuk do tja dijë ky Monstër Deputet i prapa-listës së PD. Prandaj mbi 78% e Popullit i duan masat e karantinë, që është tregues se kjo përqindje minimumi deri në 65%, duan Edi Ramën si Lider të vendit. Me të tillë MONSTRA të vjetër e të rinjtë në radhët e Opozitës aktuale, do duhet të pranojmë për shumë vite të tjera Edi Ramën të qeverisë këtë vend, pasi Berishistët dhe Metistët dhe mbeturinat e Nanoizmin, nuk kanë asnjë shans të fitojnë Votë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?