Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Bardhi mbron paktin me PS: Votat e PD mundësuan votimin e Diasporës! Zbatuam vendimet e Gjykatës Kushtetuese

27 Korrik, 16:55| Përditesimi: 27 Korrik, 17:17

  • Share

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka komentuar votimin e djeshëm në Kuvend për reformën Zgjedhore, për të cilën tha se nuk ishte për Reformën Zgjedhore, por vetëm zbatim i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se Reforma Zgjedhore është bllokuar prej vitesh nga Rama.

“Në votimin e djeshëm në Kuvend, nuk ka patur Reformë Zgjedhore, por vetëm zbatim të tre vendimeve të Gjykatës Kushtetuese! Reforma Zgjedhore kuptimplotë është bllokuar prej vitesh nga Edi Rama, dhe ata që për dy vite e lanë në heshtje, edhe pse ishin mandatuar për ta çuar përpara. Pas përmbushjes së detyrimit për zbatimin e tre vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në sesionin e ri parlamentar është detyra jonë që të vijojmë përpjekjet për një Reformë Zgjedhore kuptimplotë, që jo vetëm reflekton rekomandimet e OSBE-ODIHR, por siguron edhe garancitë minimale për barazi të palëve në garë dhe zgjedhje të lira e të ndershme”, tha ai.

Bardhi apeloj ndërkombëtarët që të nxisin përmbushjen e detyrimeve që ka qeveria për reformën.   

“Në emër të grupit parlamentar të PD apeloj partnerët tanë ndërkombëtar, veçanërisht Misionin e OSBE dhe Delegacionin e BE në Tiranë, që të nxisin, gjatë sesionit të ardhshëm parlamentar, përmbushjen nga Edi Rama të detyrimit për një Reformë Zgjedhore kuptimplotë, që jo vetëm reflekton rekomandimet e OSBE-ODIHR, por siguron edhe garancitë minimale për barazi të palëve në garë dhe zgjedhje të lira e të ndershme”, tha ai.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BARDI: 27/07/2024 20:28

    Zoti Bardhi na tregon se mendoi shume per diasporen?Ju sikur mos te votoni edhe keto per diasporen do ishit lo here me te turpruar sec jeni.Ju as gjysmen e deputetve nuk ja late popullit por u shitet dhe haptasi treguat veten se per demokraci nuk jeni.Ju äpelqenvarsia ndaj kryetarit dhe jeni pa boshte deri sa ja late zgjedhjet per ti fituar PS.Mjafto te merrni rrogen por ne esfel vafte demokracia e gjithcka.Jeni njerez pa dinjitet,vemje larva te kryetarit si PS DHE PD

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?