Një një kohë që mbledhja e Këshillit Politik përfundoi pa kompromis midis palëve, ditën e nesërme në orën 10:00 do të mblidhet Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Në mbledhje do të shqyrtohen nen për nen projektligji për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Gjatë mbledhjes së sotme Mazhoranca ka ftuar PD-LSI që të sjellin një formulë europiane për koalicionet, përndryshe draftin do e miratojnë në Kuvend me opozitën parlamentare.
Ndërkohë që dy partitë PD-LSI kanë këmbëngulur sërish për një ekspertizë nga OSBE. Nga ana tjetër, deputetja Rudina Hajdari ka kërkuar bojkot të procesit, pasi Partia Socialiste nuk ka pranuar hapjen e listave 100%.