Kryeministri Edi Rama është shprehur se nëse ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të kthehen në parlament nga presidenti Ilir Meta, siç ky i fundit ka paralajmëruar, Kuvendi do t'i votojë sërish.
"Ndryshimet në Kodin Zgjedhor Meta bën mirë ta firmosë ose ta kthejë sa më parë që të vazhdojë implementimi dhe ne do ta votojmë siç e kemi votuar", tha Rama.
Pyetur nga gazetarja nëse do të marrë parasysh planin me 5 pika të Bashës për daljen nga kriza, Rama i përgjigj me ironi.
"Ça plani? Nuk e kam idenë për asnjë plan me 5 pika", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama pas mbledhjes me drejtuesit Politik: Meta t'i firmosë ose t'i kthejë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që të nis sa me shpejt zbatimi! Ne do i votojmë sërish
B.K./ReportTv.al