Foto ilustruese

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Tetë eurodeputetë letër Ramës: Prisni mendimin e Komisionit të Venecias para miratimit

28 Tetor 2020, 20:23| Përditesimi: 28 Tetor 2020, 22:26

  • Share

8 eurodeputetë të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian (simotra e PD), i kanë shkruar kryeministrit Edi Rama një letër ku i kërkojnë të mos votojnë nesër ndryshimet në Kod Zgjedhor pa marrë opinonin e Komisionit të Venecias.

Michael Gahler, Sandra Kalniete, Andrey Kovatchev, David McAllister, Zeljana Zovko, David Lega, Vladimir Bilcik, Lukas Mandl, shprehen se janë tronditur kur kanë mësuar që Kryeministri Edi Rama ka thyer Marrëveshjen e 5 Qershorit me Opozitën në gërmën dhe në frymën e saj, përmes miratimit të ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor me qëllim që të pëfitoi në shpërndarjen e mandateve parlamentare.

Në fillim të kësaj letre është Galher, i cili njihet për lidhjet e tij me presidentin Ilir Meta. Eurodeputetët bëjën apel që të pritet Opinioni i Komisionit të Venecias, të tërhiqet nga Ndryshimet e njëanshme dhe të dëgjohet këshilla e Komisioneri Evropian për Zgjerimin, sepse kjo është shumë e rëndësishme në funksion të përpjekjeve për të mbajtur Konferencën e parë Ndërqeveritare.

Letra e plotë:

Bruksel, 28 Tetor 2020

I dashur Kryeministër Rama,

Ne, Anëtarët nënshkrues të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, po ju shkruajmë me shqetësimin më të thellë në lidhje me zhvillimet e fundit legjislative në vendin tuaj.

Ju e dini që Grupi i Partisë Popullore Evropiane gjithmonë ka mbështetur dhe shoqëruar rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Qershorin e kaluar ne bashkë-iniciuam një rezolutë që u miratua me mbështetje të madhe ndërpartiake, duke rekomanduar hapjen e negociatave të pranimit në BE sapo Shqipëria të përmbushë 15 kushtet e vendosura nga Këshilli Europian në 15 Mars 2020.

Më e rëndësishmja midis këtyre kushteve është një reformë e mirëfilltë zgjedhore dhe zbatimi i saj i duhur në zgjedhjet tuaja të ardhshme duke filluar me 25 Prill 2021.

Ne u tronditëm kur mësuam se ju thyet Marrëveshjen e 5 Qershorit me Opozitën në gërmën dhe në frymën e saj, përmes miratimit të ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor me qëllim që të të pëfitoni në shpërndarjen e mandateve parlamentare.

Ne jemi vënë në dijeni se Kryetari i Shtetit tuaj i ka kërkuar Komisionit të Venecias një opinion mbi këto ndryshime dhe se Komisioneri Evropian për Zgjerimin ju ka këshilluar në mënyrë të përsëritur që të tërhiqeni nga votimi i ndryshimeve, të prisni opinionin e Komisionit të Venecias dhe t'i përmbaheni atij opinioni.

Ky opinion pritet në dhjetor dhe duhet të pasqyrohet në Kodin tuaj Zgjedhor përpara zgjedhjeve të përgjithshme të Prillit 2021 që, siç deklarohet në kushtet, duhet të jenë të lira dhe të drejta.

Kjo është shumë e rëndësishme në funksion të përpjekjeve për të mbajtur Konferencën e parë Ndërqeveritare, e cila shpresojmë të japë dritën e saj jeshile jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe për Shqipërinë.

Ne jemi shumë të tronditur nga deklaratat tuaja që tregojnë se ju refuzuat këshillën e Komisionerit dhe dëshironi të shkelni praktikën e vendosur që asnjë miratim i ligjit të mos ndodhë përpara se të vlerësohet Opinioni i Komisionit të Venecias.

Për këtë arsye ju bëjmë thirrje që të vendosni të parin interesin e demokracisë shqiptare dhe perspektivën e saj evropiane dhe të tërhiqeni nga votimi i ndryshimeve në Parlament derisa të flasë Komisioni i Venecias.

Sinqerisht,

Michael Gahler, Gjermani

Sandra Kalniete, Letoni

Andrey Kovatchev, Bullgari

David McAllister, Gjermani

Zeljana Zovko, Kroaci

David Lega, Suedi

Vladimir Bilcik, Sllovaki

Lukas Mandl, Austri

Ora 20:29
McAlister që hartoi marrëveshjen e 2017-ës ku nxori Bashën nga çadra, i shqetësuar për votimin e Kodit pa ‘Venecian’

Reagon eurodeputeti Devid McAlister për zhvillimet më të fundit politike në vend ku kryefjala është kodi zgjedhor. Mecalistre shkruan në tëiter se është i shqetësur që maxhoranca nuk priti opinionin e venecias përpara se të votonte ndryshimet ne kodin zgjedhor të rikthyera në parlamnet nga presidenti Ilir Meta.

Shumë i shqetësuar se, pavarësisht thirrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kërkuar që të presin një mendim të Komisionit të Venecias, votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë është caktuar për nesër.
Ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të thellojnë më tej klimën e mosbesimit dhe polarizimit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021. Ato do të jenë joproduktive ndaj përpjekjeve për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit
” shkruan ai.
 

Komento

Komente

  • asl: 29/10/2020 10:23

    Ka rezik ne keta 8 deputete gjysma jane nga hollanda dhe restua nga franca.

    Përgjigju
  • Kasem gahini: 29/10/2020 08:49

    2 gisht leter per eurodeputetet:te shtrenjte deputete te PE.eshte Nder per mua ti u pershendes dhe tu jap nje keshille miqesore:-kujdes shendetin se covi 19 e la bere punen,u ka marre mendje.po pati shume si ju me keto simptoma,do te thote se ppe eshte pjerdhur fare. Ju lutem ,Beni kujdes per te miren e ppe dhe PE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?