Ndryshimet për ’14 majin’/ KQZ miraton emrat e deputetëve të rinj që futen në Kuvend, zëvendësojnë karriget e atyre që garojnë për kryetarë bashkie

13 Prill 2023, 12:39| Përditesimi: 13 Prill 2023, 12:48

  • Share

KQZ ka miratuar zëvendësimin e 4 ligjvënësve në Kuvendin e Shqipërisë pasi do të garojnë për zgjedhjet e 14 majit.

Vetëm një i përket grupit të Partisë Socialiste ndërsa 3 të tjerë i përkasin Partisë Demokratike, 3 të grupimit të Berishës dhe vetëm 1 i Alibeajt.

Besjon Ajazi, i cili do të garojë për bashkinë Gramsh në logon e PS do të zëvendësohet në Kuvend nga Shkëlqim Bullari.

Belind Këlliçi që garon për bashkinë Tiranë nën siglën e Partisë së Lirisë pas koalicionit Berisha-Meta do të lërë mandatin, ndaj karrigen e tij do ta zërë Asllan Dogjani. Mandati i Zef Hilës që garon për bashkinë Vau i Dejës i kalon Ludovik Hasanit.

Ndërsa Luçiano Boçi që garon për bashkinë Elbasan do të lërë mandatin e deputetit që do t’i kalojë Qani Xhafës.

Lëvizjet që do të sjellin deputetë të rinj në Kuvend
Besjan Ajazi - Shkëlqim Bullari
Luçiano Boçi - Qani Xhafa
Belind Këlliçi - Asllan Dogjani
Zef Hila - Ludovik Hasani

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?