Sport

Ndryshimet në ligjin për sportin, opozita dhe FSHF kundër KOKSH-it në komision! Zhupa: Po favorizohet Fidel Ylli

9 Qershor, 19:03| Përditesimi: 9 Qershor, 19:52

  • Share

Ndryshimet në ligjin për sportin, të prorpozuara nga Ministria e Arsimit, kanë sjellë përplasje në Komisioin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik edhe pse vetëm një seancë dëgjimore. E thirrur për të dhënë versionin e saj, KOKSH me në krye presidentin Fidel Ylli, shpjegoi arsyet përse kërkohen këto ndryshime, por gjeti kundërshtimin e ashpër të palës opozitare. Mbi të gjitha pika shtesë, që i jep të drejtë KOKSH-it të organizojë aktivitete sportive në shkolla dhe universitete jashtë orarit mësimor.

“Kjo pikë shkel statusin e KOKSH, që është VKM nga momenti kur është krijuar. Ju e keni kryer de facto këtë kompeticion, ndërsa tani ministria vihen në dispozicion për ta bërë ligjërisht de juro. Në thelb po jepni paratë e buxhetit prindërve që të aktivizojnë fëmijët. Këtë mund ta bëjnë edhe dy federata, që ua jep kompetencë edhe ligji. Ministria ju ka priviligjeruar, iu ka dhënë fondet, tregon qartësisht prefencën dhe lidhjet që ka me ju ndaj gjithë të tjerëve, privilegj që ua kanë dhënë juve (i drejtohet Fidel Yllit),”-u shpreh Ina Zhupa, deputete e PD.

Kryetarja e Komisionit i referohet projektit të ekipeve sportive në shkolla, që për 3 vite organizohet nga KOKSH me një buxhet prej 5 milionë dollarësh nga buxheti i shtetit.

“Këtë vit na janë dhënë gjysma e lekëve për shkak se kanë qenë zgjedhjet. Kan dal disa trajner që thonë s’jemi paguar. Ne prandaj e duam ligjin. Se mund të iki Fideli nesër,”-tha Fidel Ylli, kreu i KOKSH.

Në komision u dëgjua edhe versioni i Federatës Shqiptare të Futbollit, që hapur vitet e fundit ka patur përplasje me KOKSH, mbi të gjitha për CAS-in shqiptar.

“S’ka asnjë analizë për këto ndryshime. Mungon përshkrimi mbi problematikat ekzistuese. Ska asnjë argument për ndryshimin e ligjit. Motivi eshte legjitimi i një strukture te paautorizuar që s’ka funksionuar asnjëherë, në asnjë statut dhe bie ndesh me organizimin. KOKSH, nuk perfaqeson interesin tonë. Vete KOKSH që perpiqet të ngrejë këtë arbitrazh nuk zbaton një vendim të Lozanës (CAS ndërkombëtar),”-tha Aldi Topçiu, drejtor administrativ i FSHF-së.

Të martën Komisioni i Edukimit do të zhvillojë një tjetër seancë dëgjimore me Federatën Shqiptare të Sportit Universitar dhe atë Shkollor. Të dyja kanë akuzuar KOKSH, se po ndryshon ligjin me qëllim për t’iu marrë organizimet e për rrjedhojë fondet.

Ne.k./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?