Ndryshimet në policinë e Shtetit/ Alibeaj: Makiazhi i radhës për të mbuluar dështimet e qeverisë

7 Shtator 2022, 13:54| Përditesimi: 7 Shtator 2022, 15:28

  • Share

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj është shpehur se ndyshimet e bëra në polici, nuk janë gjë tjetër veçse për të mbuluar dështimin e qeverisë. 

Sipas tij segmente të caktuara të Policisë janë të lidhura me bandat dhe së bashku janë implikuar në procesin elektoral të 25 prillit. Në reagimin e tij Alibeaj thotë se riciklimi i figurave të vjetra në Polici nuk mund të ndihmojnë në rikthimin e sigurisë në vend.

“Ndryshimet ne kupolën e Policisë së Shtetit janë thjesht makiazhi i radhës për të mbuluar dështimin e plotë të kësaj qeverie në përballje me krimin e organizuar.

Kriminaliteti në shifra alarmante, lidhjet tashmë të faktuara të segmenteve të Policisë me bandat dhe implikimi i këtyre të fundit në procesin elektoral të 25 prillit është dëshmi e qartë se Edi Rama dhe qeveria e tij e kanë të pamundur të përballen dhe aq më tepër të luftojnë me krimin.

Lëvizjet e sotme në strukturën e Policisë si pjesë e riciklimit të figurave të vjetra qartas nuk mund të ndihmojnë në rikthimin e normalitetit të sigurisë në vend. Që mbi të gjjtha është pjesë e vullnetit të munguar politik të kryeministrit dhe e hallkave që pengojnë luftën ndaj krimit dhe rikthimit të besimit të qytetarëve tek qetësia dhe rendi publiK", tha Alibeaj.


Lajmi kryesor:

Zyrtare/ Muhamet Rrumbullaku emërohet drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit! Ministri: I plotëson të gjitha kushtet


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?