Flutura Açka

Projektligji i PS-së për Akademinë së Shkencave, Açka: Ka disa të vërteta aq të hidhura, sa një drejtues europian do të dorëhiqej

16 Korrik 2023, 15:14| Përditesimi: 16 Korrik 2023, 17:58

  • Share

Deputetja demokrate Flutura Açka ka reaguar sërish pas debateve për projektligjin e propozuar nga mazhoranca për institucionin e Akademisë së Shkencave. Sipas Açkës, PS po bën ç’është e mundur që Gjinushi të jetë në krye të këtij institucioni.

Kjo e fundit përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, theksoi se në këtë histori ka disa të vërteta shumë të hidhura, që për një drejtues europian do t’i tepronin për t’u dorëhequr, duke i sugjeruar kështu Gjinushit që të largohet nga posti.

“Akademisë së nderuar nuk i shkon të thotë gjysmë të vërteta.

Ka disa të vërteta aq të hidhura, sa një drejtuesi europian do t’i tepronin për t’u dorëhequr.

E vërteta është zgjedhje personale, por ndonjëherë kjo e vërtetë nuk e shpëton dot një komunitet te epërm, kur ai vendos të heshtë

Për vërtetësi ndiqni mbledhjen e datës 12 korrik 2023 të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik”- shkruan Açka.

Socialistët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj kanë paraqitur një projektligj në Komisionin e Edukimit, për të ndryshuar ligjin në fuqi për Akademinë e Shkencave, duke kërkuar që kryetari i Akademisë të ketë të drejtë të rrijë


Lajmi kryesor:

Kritikat për pr.ligjin e PS për Akademinë e Shkencave, reagon institucioni: Opozita mashtron opinionin publik! PD: Duan ta mbajnë përjetë në krye të ASHSH


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?