Ervin Mete, Blendi Gonxhja dhe Elva Margariti

Begaj dekreton ndryshimet në qeveri, ikën Margariti! Blendi Gonxhja ministër i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Ervin Mete mbetet te 'Financat'

12 Janar, 15:14| Përditesimi: 12 Janar, 19:14

  • Share

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në qeveri. Me propozim të kryeministrit Edi Rama, Blendi Gonxhja është dekretuar në krye të ministrisë së re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ervin Mete shkarkohet nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe emërohet në detyrën e Ministrit të Financave. Gjithashtu është dekretuar shkarkimi i Elva Margaritit nga detyra e Ministres së Kulturës.

Ndryshimet në kabinetin qeveritar u propozuan disa ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se “lipset të kalohet në një qasje të integruar qeveritare në raport me sektorët e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit". Teksa e cilësoi këtë nevojë strategjike të kësaj faze të re të zhvillimit, tha ka vendosur ndryshimin e strukturës së qeverisë dhe krijimin e një ministrie të re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. 

Në zyrën e Presidentit Begaj ndodhet gjithashtu edhe emri i Adea Pirdenit e cila pritet të emërohet si ministrja e shtetit e Administratës dhe Anti-Korrupsionit, edhe kjo ministri e re që i shtohet kabinetit qeveritar. Në krye të saj Rama ka propozuar Adea Pirdenin e cila aktualisht mban postin e zëvendës ministres së Drejtësisë dhe ka qenë zv. kryenegociatore me Bashkimin Evropian. 

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genci: 12/01/2024 21:25

    Blendi super cun, i kulturuar, i formuar, i suksesshem ne biznes, dhe mbi te gjitha eshte djal i nje nga mjekeve me te mire ne shqiperi, vjen nga familje e mire. Suksese

    Përgjigju
  • Ledina: 12/01/2024 19:01

    E kemi nje ministre shteti "freskuese" per Rinine; tani, ne vend te Ministrise se Industrise Ushqimore, per te cilen Shqiperia ka nevoje urgjente, Edi Rama shpik ministren e re freskuese te shetit për Administratës Publike dhe Antikorrupsionin, ne vend qe KOntrollin e Larte te Shtetit ta kthente ne Prokurori E Larte e Kontrollit te shtetit?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?