Parlamenti

Politikë

Ndryshimet në qeveri dhe Spiropali kryetare e re e Kuvendit, nesër në ora 18:00 seancë e jashtëzakonshme plenare

28 Korrik 2024, 19:11| Përditesimi: 29 Korrik 2024, 00:15

  • Share

1720081872_parlament.jpg

Nesër në 18:00 do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku pritet të votohet me votim të fshehtë për emërimin e Elisa Spiropalit si kryetare e re e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollas.

Gjithashtu në parlament pritet të votohet me votim të hapur edhe për ndryshimet në kabinetin qeveritar të bëra të ditura nga kryeministri Rama ditën e sotme në mbledhjen e Kongresit të PS-së.

Menjëherë pas fjalimit në Kongres Kryeministri dorëzoi ndryshimet e kabinetit në presidencë. Ndërsa sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi lajmëroi mbledhjen e grupit parlamentar paraditen e së hënës.

G.K/S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?