Ndryshimet në qeveri, Meta: Larje hesapesh brenda PS, Rama frikë nga ‘dëshmia’ e Ahmetajt! Vëngu me nënshtetësi greke? Mund të punojë kundër çështjes së detit

29 Korrik, 13:54| Përditesimi: 29 Korrik, 15:14

  • Share

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për ndryshimet në kabinetin qeveritar. Në një konferencë për mediat, Meta tha se Rama ka zëvendësuar 3 kukulla politike me tre të tjera anonime, duke thënë se janë larje hesapesh mes klaneve në Partinë Socialiste.

Por, Meta shkon edhe më tej duke u shprehur se këto lëvizje në tre ministritë më të rëndësishme të vendit, Rama i ka bërë nga frika e ‘dëshmisë’ së Arben Ahmetajt.

“Retushim e djeshëm të narko qeverisë që bëri Rama në një event politik, ku ekzekutoi përfundimisht PS duke zëvendësuar 3 kukulla politike, me tre kukulla anonime, pjesë e grabitjes së deri tanishme në nivele të tjerë.

Rama nuk ndryshoi aspak filozofinë grabitëse përkundrazi por e thellon atë. Lëvizjet e befta në 3 ministritë më të rëndësishme, nuk sjellin asnjë risi, ulje taksash, rritje pensionesh, as më shumë të ardhura, as dhënie fund korrupsionit dhe as forcimin e rendit dhe sigurisë. Rama sa zëvendësoi teknikisht 3 pjesë të lavatriçes gjigande të pastrimit të parave, nga frika e dëshmisë së radhës që pritet të japë Ahmetaj sot të inkriminimit të qeverisë në nivelet më të larta”, tha Meta në konferencë.

Një koment e ka edhe për propozimin e Elisa Spiropalit si kryetare Kuvendi, duke thënë se s;ka asnjë surprizë, pasi Kuvendi është kthyer në noter të qeverisë.

"Spiropalizimi i Kuvendit, s’ka surprizë sa kohë ky institucion është kthyer në noter të rëndomtë të qeverisë. Vetëm kërkon të formalizojë asgjësimin e parlamentarizmit, që normalisht nuk e arrin dot", u shpreh Meta. 

Meta shigjetoi edhe ministrin e ri të Mbrojtjes, Pirro Vengu referuar lajmeve se ai nënshtetësi greke. Meta ngriti pyetjen nëse ai vazhdon ende të ketë nënshtetësinë greke, pasi sipas tij kjo mund të ndikojë në trajtimin e çështjes së detit me Greqinë. Sipas Metës, ai mund të marrë vendime jo në favor të interesit të vendit tonë, ndërsa aludon se mbase kjo është arsyeja përse e ka propozuar Rama.

“Ndaj as drejtori i Portit të Durrësit, hambarit që mblidhte dhe shërbente si pikë tranziti për trafikun ndërkombëtar të kokainës në mbarë botën dhe njëkohësisht një ndër autorët e aferës së tmerrshme të Alabarit me Portin e Durrësit, nuk mund t’i ndryshojë dot fytyrën ministrisë së Mbrojtjes, përkundrazi pritet ta ndotë më shumë atë. Dihet botërisht që kandidati i propozuar për ministër të Mbrojtjes nga Edi Rama ka patur shtetësi greke dhe ky fakt është bërë publik në periudhën kur ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Kabinetit të ish-ministrit të Jashtëm, Bushati, gjatë së cilës i erdhi zyrtarisht fletëthirrja nga shteti grek për të kryer shërbimin ushtarak dhe këtë e di e gjithë ministria e Jashtme.

Pyetja që shtrohet është a vazhdon kandidati për ministër i Mbrojtjes të jetë shtetas grek dhe të ketë detyrimet e tij ligjore ndaj këtij shteti? Përgjigjja është thelbësore për vetë implikimin dhe rolin që ka Ministria e Mbrojtjes në çështjen e pazgjidhur të kufirit detar me Greqinë dhe ku një ministër i mundshëm, nënshtetas grek, mund të luajë një rol jo në favor të interesave të shtetit shqiptar.

Ndoshta është kjo arsyeja pse Edi Rama, ky shitës kufijsh territorial, e ka propozuar këtë emër për ministër të Mbrojtjes, përveçse synon të zbusë reagime të mundshme kundër përgatitjes së tij të provuar me fakte për grabitjen e Bashkisë së Himarës”, tha Meta.

Meta tha se është në të njëjtën linjë me Berishën se ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor nuk janë reformë zgjedhore por disa ndryshime për shkak të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa premton se do të hyjë në garën për deputet në Qarkun e Tiranës në 2025, por pa specifikuar nëse do të jetë në të njëjtën listë me Berishën.  

"Kush e vendos në diskutim se unë do të jem kandidat për deputet në kryeqytet, bën gabim të madh, dhe besoj se do ta thyej disa herë herësin", tha Meta.

Një ditë më parë në Kongresin e PS, Rama propozoi ndryshimet në qeveri, ku Pirro Vengu i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Autoritetit portual të Durrësit dhe do të zëvendësojë ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Petrit Malaj, Ministri i ri i Financave i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit të AKBN-së dhe do të zëvendësojë, Ervin Meten, dhe Ervin Hoxha i cili do të marrë drejtimin e një prej ministrive më të rëndësishme, asaj të brendshmes, në vend të Taulant Ballës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • DREJTOR I BURGUT: 29/07/2024 20:37

    Meta po vret veten duke i bërë të ditur këto fakte në fytyrën e Ramës. Deri tani e ka mbrojtur! Tashmë Meta e ka tërhequr vetë gjilpërën e bombës! Veprim vetëvrasës. Ai është bërë një ngjyrë në politikë! E pres me padurim!

    Përgjigju
  • noku: 29/07/2024 18:22

    me ne fund erdhi koha e opozites!

    Përgjigju
    • 123450: 29/07/2024 18:35

      Ku po e shikon?!

  • Cubel Breca: 29/07/2024 18:08

    Po shiko mor partinë tënde se ka shkruar për lesh bubi. Cubi e di vet çfarë bën . Po pse ju do ju pyes ai se çfarë vendos e çfarë heq. Iku koha kur doje gjysmën e tepsisë me katër deputetë. Sa të jesh gjallë se sheh më pushtetin. Ju çoj për skrap sovrani.

    Përgjigju
  • Po mër po: 29/07/2024 15:58

    Ilir Meta spiuni grek flet për spiunin në ministrinë e mbrojtjes

    Përgjigju
  • Mohammad: 29/07/2024 15:31

    Sa kohe ti Rama e Berisha keni fut rrembythjet ne SPAK qe ju tregojne per cdo gje dhe qe vetem njerez me integritet nuk jane. Sa per cerrin ben ahmetaj dihet qe ai vetem ne sherbimin tend dhe saliut ka qene.kur ska shqiptar qe se kap ne zvicerr e ta bi ne thes ketu????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?