Kryeministria

Ndryshimet në qeveri, mjekja e njohur merr postin e zëvendësministres së Shëndetësisë

15 Qershor 2022, 18:38| Përditesimi: 15 Qershor 2022, 18:44

  • Share

Sot është zhvilluar mbledhja e radhës së qeverisë ku ka patur dhe ndryshime në kabinet.

Kështu mjekja e njohur infeksioniste në Spitalin Infektiv Entela Ramosaçaj (Kolovani)  qe ka qenë për muaj të tërë në frontin e betejës me COVID-19 ka marrë detyrën e zëvendësministres së Shëndetësisë.

Në mungesë të kryeministrit që ndodhet në një vizitë zyrtare në Kiev mbledhja u drejtua nga zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Vendimi:

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Entela Ramosaçaj emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?