Pesë ministrat e rinj betohen tek Presidenti! Marrin detyrat! Hasani: Të sjellim më shumë investime në vend! Koçiu: E vetëdijshme për sfidat, të vazhdojmë me ndryshimet!

12 Shtator 2023, 10:44| Përditesimi: 12 Shtator 2023, 21:01

  • Share

Pesë ministrat e rinj të kabinetit qeveritar Rama 3 u betuan sot para presidentit Bajram Begaj dhe më pas pa humbur kohë morën detyrën në institucionet përkatëse.

Paraditen e sotme në një protokoll diskret, Igli Hasani si ministri i ri i Jashtëm, Arbian Mazniku si ministër Shteti për Pushtetin Vendor, Albana Koçiu si ministre e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ministre e Arsimit dhe Anila Denaj si ministre e Bujqësisë u betuan një nga një para Presidentit Bajram Begaj.

Më pas ministrat e rinj u drejtuan tek institucionet për të  marrë stafetën.

Igli Hasani i mori stafetën Olta Xhaçkës. 

Ministri i ri për Evropën dhe Punët e Jashtme, u shpreh se prioritet kryesor do të vijojë të jetë integrimi evropian, teksa theksoi se kryesimi shqiptar i OSBE-së dhe angazhimi në Këshillin e Sigurimit e kanë rritur cilësisht rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Na takon neve të gjithëve që të përpiqemi të sjellim më shumë investime në vendin tonë, që ta ndihmojmë këtë progres cilësor që ka marrë ky vend kaq i bukur. Jam shumë i bindur që së bashku do të krijojmë modalitetet e duhura për të avancuar edhe më tej në rrugën që kemi përpara”, tha ai. 

Misioni i parë i Hasanit do të jetë pas dy ditësh, më 14 shtator do të udhëtojë drejt New Yorkut ku Shqipëria merr drejtimin e presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Gjithashtu së bashku me kryeministrin Edi Rama do të marrin pjesë në dy takime të rëndësishme që do të drejtohen nga Shqipëria në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në SHBA.

Edhe Ministrja e re e Shëndetësisë Albana Koçiu është e vetëdijshme për sfidat.

"Jam e vetëdijshme për sfidat që kemi përpara dhe përkushtimin që duhet të tregojmë, të gjithë bashkë, prandaj me mbështetjen tuaj kam besim se do të vazhdojmë me ndryshimet e mëdha në këtë sektor jetik për qytetarët."

Evis Kushi i dorëzoi stafetën ministres së re të Arsimit Ogerta Manastirliut.

"Sot përmbylla angazhimin më sfidues të karrierës sime, duke falënderuar  me mirënjohje të gjithë kolegët e nderuar të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, me të cilët punuam përgjatë tre viteve dhe pavarësisht sfidave të vështira, arritëm shumë rezultate pozitive në interes të nxënësve, studentëve, mësuesve, pedagogëve, sportistëve dhe familjeve  shqiptare. Së bashku me Zv.Kryeministren Belinda Balluku i uruam shumë suksese mikes sonë Ogerta Manastirliu, me besimin e plotë për të vijuar më tej e më shpejt në rrugën e reformave dhe projekteve të nisura", shkruan Kushi.

Pesë ndryshimet në qeveri u miratuan nga mazhoranca në seancën parlamentare të 11 shtatorit 2023 ku opozita kundërshtoi ashpër dhe kërkoi debat. Në Kuvend nuk u votua dekreti për emërimin e ministrit të Ekonomisë dhe Financave Ervin Mete, për shkak të detyrës së tij si anëtar i bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare me pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv. Bashkë me Meten mbetet për tu votuar edhe emërimi i Delina Ibrahimajt si ministre shteti për për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

Ora 20:50
Kushi i dorëzon stafetën Manastirliut në Ministrinë e Arsimit: Sot përmbylla angazhimin më sfidues të karrierës sime

Ish ministrja e Arsimit Evis Kushi i ka dorëzuar stafetën pasardhëses së saj në këtë detyrë, ministres Ogerta Manastirliu. Përmes një reagimi në rrjete sociale Kushi shkruan se sot përmbylli agazimin më sfidues të karrierës së saj, ndërsa i uron sukses ministres Manastirliu.

"Sot përmbylla angazhimin më sfidues të karrierës sime, duke falënderuar  me mirënjohje të gjithë kolegët e nderuar të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, me të cilët punuam përgjatë tre viteve dhe pavarësisht sfidave të vështira, arritëm shumë rezultate pozitive në interes të nxënësve, studentëve, mësuesve, pedagogëve, sportistëve dhe familjeve  shqiptare. Së bashku me Zv.Kryeministren Belinda Balluku i uruam shumë suksese mikes sonë Ogerta Manastirliu, me besimin e plotë për të vijuar më tej e më shpejt në rrugën e reformave dhe projekteve të nisura", shkruan Kushi.

Ora 17:47
U betua sot në Presidencë, ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu: Do vazhdojmë me ndryshimet e mëdha në këtë sektor

1694534080_3743476661221102237020300507683055753086313401n.jpg

Ministrja e re e Shëndetësisë Albana Koçiu ka bërë reagimin e saj të parë pas betimit në Presidencë paraditen e sotme. Përmes një postimi në facebook, teksa shprehet se është e vetëdijshme për sfidat që ka përpara, shkruan se shpreson që do të vazhdojnë ndryshimet në këtë sektor.

"Me mirënjohje dhe përgjegjësi të lartë, jam e nderuar të pranoj detyrën e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Dua të shpreh falenderimet e mia më të sinqerta për Kryeministrin Edi Rama, Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe për të gjithë ata që kanë besuar tek unë, për t'i shërbyer vendit në këtë detyrë kaq të rëndësishme. Gjithashtu, dua të vlerësoj punën e jashtëzakonshme të koleges time, Ogertës dhe profesionistëve të përkushtuar që i kanë shërbyer kësaj ministrie përpara meje. Jam e vetëdijshme për sfidat që kemi përpara dhe përkushtimin që duhet të tregojmë, të gjithë bashkë, prandaj me mbështetjen tuaj kam besim se do të vazhdojmë me ndryshimet e mëdha në këtë sektor jetik për qytetarët. Shëndetësia dhe mbrojtja sociale do të vijojnë të jenë kryefjala e kësaj qeverie e cila rrugen e transformimit e ka shtruar gjatë gjithë këtyre viteve. E gjitha kjo, me synimin e vetëm që t'i plotësojë çdo familje shqiptare, nevojat për këto shërbime thelbësore", shkruan ministrja.

Ora 16:25
Igli Hasani merr zyrtarisht detyrën si Ministër i Jashtëm, pritet në zyrë nga Xhaçka: Së bashku të avancojmë në rrugën që kemi përpara

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka marrë zyrtarisht detyrën pas betimit në mesditë tek Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Hasani, u prit në ambientet e MEPJ nga paraardhësja, Olta Xhaçka dhe stafi diplomatik, ku u mbajt edhe ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës, në prani edhe të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku. 

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, u shpreh se prioritet kryesor i MEPJ do të vijojë të jetë integrimi evropian, teksa theksoi se kryesimi shqiptar i OSBE-së dhe angazhimi në Këshillin e Sigurimit e kanë rritur cilësisht rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. 

“Na takon neve të gjithëve që të përpiqemi të sjellim më shumë investime në vendin tonë, që ta ndihmojmë këtë progres cilësor që ka marrë ky vend kaq i bukur. Jam shumë i bindur që së bashku do të krijojmë modalitetet e duhura për të avancuar edhe më tej në rrugën që kemi përpara”, tha ai. 

Ish-Ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen dhe angazhimin e trupës diplomatike, gjatë këtyre viteve që ajo i cilësoi si mjaft sfiduese por mjaft të suksesshme për diplomacinë shqiptare. 

“Jam shumë krenare për avancimin e procesit të integrimit në BE dhe afrimin e ëndrrës së shqiptarëve për t’u rikthyer në Evropë dhe jam veçanërisht krenare për angazhimin e palodhur në mbështetje të Kosovës. Shqipëria sot gëzon një reputaciodn të amirueshëm në arenën ndërkombëtare sepse kemi ditur të përballemi me sfida të jashtëzakonshme”,  tha ajo.

Prej nëntorit 2021, Hasani, ka shërbyer si Koordinator i Dimensionit Ekonomik dhe Mjedisor të OSBE-së. Ndërsa më herët ka qenë Ambasador i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, ku ka drejtuar Misionin e Shqipërisë në OSBE, nga janari i vitit 2018 deri më nëntor të 2021, kohë gjatë së cilës Shqipëria pati edhe kryesinë e radhës së OSBE-së.

Hasani bashkë me katër ministra të tjerë të rinj bënë sot betimin në presidencë një ditë pas votëbesimit në Parlament. Arbian Mazniku si ministër shteti për Pushtetin Vendor, Albana Koçiu si ministre e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ministre e Arsimit dhe Anila Denaj si ministre e Bujqësisë u betuan një nga në para Presidentit Begaj. 5 ndryshimet në qeveri u miratuan nga mazhoranca në një seancë ku opozita kundërshtoi ashpër dhe kërkoi debat. Ndërkohë kujtojmë se në seancën e kësaj të hënë në Kuvend nuk u votua për dekretin për emërimin e ministrit të Ekonomisë dhe Financave Ervin Mete, për shkak të detyrës së tij si anëtar i bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare me pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv. Bashkë me Meten mbetet për tu votuar edhe emërimi i Delina Ibrahimajt si ministre shteti për për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • poli: 13/09/2023 06:53

    parrulla e kesaj qeverie duhet te jete,,te vjedhim e te rrjepim sa te mundim..por pa u vene re...

    Përgjigju
  • Eni: 12/09/2023 21:41

    Kujdes me min e ekonomise aman, se mos rrisni investimet se do ju marrin sysh. He te keqen. Ku I gjejne, me qiri me siguri se e dine te gjithe kush eshte ky mete. O mete vetem per vete

    Përgjigju
  • Goni: 12/09/2023 17:12

    Barjami eshte bere si Lul Basha po i ben te gjitha vet aty se nuk i ka ngel me njeri ne presidence i kane ike te gjithe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?