Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar mëngjesin e sotëm ndryshimet në Qeveri. Meta ka firmosur dekretet për Olta Xhaçkën në pozicionin e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Niko Peleshin në postin e ministrit të ri të Mbrojtjes.
"Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar sot shkarkimin e zotit Edi Rama nga detyra e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe zonjës Olta Xhaçka nga detyra e ministrit të Mbrojtjes. Po sot, Presidenti Meta ka dekretuar emërimin e zonjës Olta Xhaçka në detyrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe zotit Niko Peleshi në detyrën e ministrit të Mbrojtjes", thuhet në njoftimin e Presidencës.
Kujtojmë se 2 ditë më parë Kryeministri Rama njoftoi emërimin e Olta Xhaçkës dje Niko Peleshit në dy dikastere shumë të rëndësishme, ndryshime të cilat sollën reagime shumë pozitive nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ambasadorja Yuri Kim mirëpriti emërimin e Olta Xhaçkës në pozicionin e ministres së Jashtme, duke e konsideruar si një aleate të shkëlqyer. Ajo gjithashtu përshëndeti emërimin e Niko Peleshit në pozicionin e ministrit të Mbrojtjes
Ndërkohë që mbrëmë për emërimin e Xhaçkës ka reaguar sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo. Përmes një postimi ai u shpreh se e ka pritur me kënaqësi lajmin e emërimit të saj në këtë detyrë, duke theksuar se ajo ka qenë një partnere e fortë kur ka qenë ministre e Mbrojtjes. Në mesazhin e tij, Pompeo shton se shpreson që të punojnë me Xhaçkën për të zgjeruar lidhjet SHBA-Shqipëri, ndërsa kjo e fundit po shkon drejt BE-së.
Komente
